Arrestohet shqiptari i dytë nga katër që u arratisën nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë mëngjesin e së hënës (3 qershor).
Ndalimi i tij u bë në lagjen "Botaniko" në Athinë.
Mediat greke raportojnë se shqiptari sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet dhe gjatë arratisjes u plagos lehtë në këmbë.
Asnjë armë nuk iu gjet gjatë kontrollit.
Më herët gjatë mëngjesit u arrestua një tjetër shqiptar, ndërsa dy mbeten ende në kërkim.
Dy prej tyre janë indentifikuar si Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani. Zougla.gr publikoi fotot e tyre.