Disa autobusë të Shqipërisë nuk janë lejuar të kalojnë sot në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur pas urdhrit të Ministrisë së Transportit të Kosovës.
Ende nuk dihet arsyet e ndalimit, ndërsa autobusët vijojnë të mbahen të bllokuar në pikën kufitare të Morinës që në orët e para të mëngjesit.