Njihet ndryshe me nofkën ‘tezja e kokainës’, ndërsa bënte pjesë në një rrjet ndërkombëtar droge.
Teksa foli në emisionin “Frontal”, Valentina Tufinës, e cila renditet në mesin e shumë shqiptarëve që kanë kryer krime të rënda tregon se si kishte arritur të “pushtonte” botën me kokainën që e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri, ku e njëjta shpërndahej në tregun ndërkombëtar të drogës.
Nga burgu i Lipjanit, Tufina ka rrëfyer arsyen pse ka vepruar kështu vetëm për një arsye, për fëmijët e saj. “Pendesa ka çdo njeri, por diçka që bëhet nuk kthehet më”, tha ajo, duke shtuar se nuk është penduar qe mori pjese ne trafikun e drogës. Ajo është e dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7.000 euro gjobë.
“Për fëmijët jap jetën, unë për ato jetoj. Nëse jam e fortë deri tani për ato jam. Ndoshta ka nena qe per fëmijët nuk ia dine, por unë për ata jap jetën. Ato thuhet se kanë edhe miliona, por une si kam. Se fëmijët e mi punojnë në 3 e gjysmë të mëngjesit deri në 1 të natës. Nuk jam nga ato grate e keqija, por nganjëherë bën skamja, bën ambicia dhe xhelozia. Shkolle e dyte e jetës eshët ky këtu (Burgu). Ca me ka ndodh ketu, sme ka ndodh kund. Ngrihen dy veta dhe thone; na ka helmuar me ilace psikologu. Por une shyqyr Zotit nuk kam marre kurre ilace”, tha Tufina.