Një shqiptar banues në krahinën e Comos në Itali është arrestuar nga policia vendase nën akuzën e trafikut të drogës.
Shqiptari u arrestua pasi u gjet në posedimin e 6 kg kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë në pjesën e kabinës së një Golfi i ndaluar për kontroll nga policia në dalje të Vipiteno, pranë kufirit të Brennerit, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptarin e tradhtoi menjëherë gjendja e shqetësimit, por edhe fakti se nuk kishte shlyer taksa. Kontrolloet vijuan, derisa fundi i dyfishtë që mund të aktivizohej me një mekanizëm të posaçëm u zbulua.
foto galeri PreviousNext
Brenda në makinë kishte 6 kg kokainë të fshehur, që nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën e 800 mijë eurove. Pas kësaj,shqiptari u prangos nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dërgua në qeli në Bolzano.
Gjithashtu, atij ju gjetën edhe 2600 euro. Aij iu sekuestrua makina dhe telefoni celular.