Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.
Ramush Haradinaj shpërthen në lot gjatë konferencës për shtyp on Vidnews.
Lajmin për publikun e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë.
Gjatë konferencës, Haradinajt nuk i munguan as emocionet madje as lotët, teksa tha se nuk e kishte zgjedhur këtë realitet. “Emocional mund të jem, por lotët nuk po i shoh, nuk e kam zgjedh këtë realitet, nuk mund të shkoj në këtë mënyrë”, tha Haradinaj.