Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj,është deklaruar në rrjetet sociale menjëherë pas shpalljes së vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë më 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit.
Haradinaj shkruan:" Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
Ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm.
Po ashtu, është për t’u përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE.
Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin."