Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk pret që John Bolton, këshilltar për siguri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump të shkojë në Serbi në fund të muajit gusht.
Bolton është paralajmëruar se do të qëndrojë edhe në Kosovë edhe në Serbi, por sipas Vuçiç në Prishtinë s’ka kush ta presë atë, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova. “Në Prishtinë kanë filluar të bëjnë garë për taksën dhe kjo tash është dokumentar”.
“Kemi një vjeshtë të vështirë në Kosovë e Metohi para nesh”, ka deklaruar Vuçiç. “Tash për tash atje nuk ka kush të flasë me Bolton. E dyta, ende ka probleme me qarkullimin e qytetarëve dhe ne duhet ta zgjidhim këtë”.
Sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi ai ka pohuar sot se afatet nuk janë me rëndësi, pasi që sipas tij teknika dhe forma nuk janë më të rëndësishme se përmbajtja. “Unë kam propozuar zgjidhjen, të gjithë e kanë hedhur poshtë, por prej atëherë nuk kanë parë ndonjë ide tjetër.