Pesë ditë pasi mbeti i vrarë në një sulm me armë në Gjermani, Keidi Pasha është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore u mbajt në vendlindjen e tij në Burrel ditën e hënë më 18 Gusht. Familjarë, të afërm dhe miq përcollën të riun shqiptar për në banesën e fundit. Keidi ishte djali i vogël i punonjësit të policisë rrugore në Burrel, Arben Pasha.
20-vjeçari humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri në Ëolfsburg të Gjermanisë mbrëmjen e 13 Gushtit. Nga burime hetimore u mësua se Keidi Pasha ka qenë së bashku me disa persona të tjerë në një lokal, ku dhe nisi konflikti. Sherri më pas u zhvendos në anën tjetër të rrugës.
Keidi dhe një shqiptar tjetër nga Burreli kanë qenë në trotuar kur një makinë ndaloi përpara tyre dhe hapi zjarr. Të dy mbetën të plagosur rëndë, por fatkeqësisht 20-vjeçari ndërroi jetë teksa po i jepej ndihma e shpejtë. Kurse shqiptari i dytë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe ka hezituar që të flasë për autoritetet gjermane.
Por, burime policore për tvklan.al kanë thënë se nga shkëmbimi i informacioneve me palën gjermane, është mësuar që vrasësi i Keidi Pashës të jetë një shqiptar nga Vlora. Ai u identifikua pas kqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë në vendngjarje. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Hetuesit gjermanë po vijojnë punën për të zbardhur motivet.
Boldneës.al gjithashtu mëson se shkaku i vrasjes dyshohet të jetë 700 mijë euro drogë që janë marrë nga djemt nga Burreli dhe nuk kanë bërë pagesën e lekëve.
Të dyshuarit për ngjarjen janë tre vëllezër nga Vlora.