Skënder MULLIQI
Elita politike në Kosovë për dy dekada është e pandryshuar, dhe nese e shikojmë dhe analizojmë mirë është e kalbur në brendinë e saj. Na kanë shkaktuar vetëm vuajte. E kanë sjellë krizën ekonomike, krizën politike, morale, migrimin masiv, varfërinë …Promovuan antivlera. Po sundojnë më metoda antidemokratike, larg sistemit shumëpartiak pluralist. Futen në sistem konceptin e ndjekjes së stilit të inkuzicionit, largimin e kuadrove eminente e, çka mos tjetër. Këta njerëz të politikës futën në përdorim kalkulimet dhe manipulimet klasike në zgjedhjet e deritashme. Krijuan rrjete të ndryshme edhe kriminale për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Mirë e luajtën rolin e aktorëve të teatrit dhe të filmit. U shërbyen me farsa, skandale të çdoditëshme dhe teatralitete.
Ende nuk kemi medie të lira, as shtet të së drejtës…Na instaluan fazhizëm intern dhe, njëherësh, instaluan dashurinë karshi forcës së tyre dhe forcës karshi eksploatimit të djersës dhe mundit të popullit. Elitat në pushtete përdorën metodat diskualifikuese karshi kundershtarëve politikë, si dhe përdorën shumë metoda spekuluese dhe dehumanizuese. Nuk krijuan ura të bashkëpunimit me miqtë tanë të përheshem në botë. Përkunder gjithnjë e më shumë jemi duke i humbur ata, për fajin e tyre. Kanë filluar paturpësisht edhe më shpërbërjen e shtetit edhe ashtu të brishtë të Kosovës. Nuk kemi njohje të reja, kemi tërheqje të pavarësisë nga disa shtete, s’ka rëndësi të mëdha apo të vogla. Diplomacia ishte e nivelit më të ulët, se njerëzit që u emëruan në këto poste, nuk ishin as për afër të nivelit të diplomatit. Dëgjuam gjatë këtyre viteve vetëm llafe e punë kurrfare. Madje, ata iu futën pazareve për shitje të tokave, si më Maqedoninë e Veriut, me Malin e Zi e Serbinë. Me njerëz të pashkolluar dhe të padinjitetshëm nuk bëhët shteti. Jeta parlamentare ishte pika më e dobët. Na nevojiten njerëz më duar të pastra, pa afera korruptive dhe kriminale ... Nese edhe kësaj radhe nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore, shumë keq do t’i kemi punët … Me pushtete autoritare, përfundimisht do të humbim çdo përkrahje të miqëve tanë …