Çfarë ndodhi me Lëvizjen Vetëvendosje? Shtatë ditë që e ndryshuan garën

Diel, 01 September 2019 20:09

Berat Buzhala

Pas disa ndeshjeve të dobëta të Real Madridit në Ligën e Spanjës, “mbretërorët” në pranverën e vitit të kaluar u rikthyen fuqishëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Bayernin e Mynihut me rezultat 4 me 3 për të shkuar në finale në Kiev të Ukrainës. Se çfarë ndodhi në atë finale e dimë të gjithë. Si ishte e mundur që një ekip që po luftonte për vendin e tretë në Spanjë të tregonte karakter aq të fortë në garën më të fortë botërore, siç është Liga e Kampionëve? Pse ishte më e vështirë të fitohet ndaj, le të themi, Las Palmas sesa ndaj një gjiganti si Bayern.

“Kur ne e dëgjojmë himnin e Ligës së Kampionëve para ndeshjes, ne e dimë që është ndeshje e madhe, posaçërisht këtu në Bernabeu”, kishte deklaruar Toni Kroos.

Në vitin e fundit, Lëvizja Vetëvendosje dukej sikur ishte lodhur. Ndarja me krahun e Dardan Molliqajt, në të cilin krah ndodhet edhe Shpend Ahmeti, e kishte demoralizuar partinë. Çdo gjë po shkonte avash. Dukej sikur një qerre e drurit, rrotat e të cilës nuk janë të lyera me vaj. Sikur ndarja me 12 deputetë të saj nuk mjaftonte, për fatin e keq të LVV’së, zhvillimet politike në vend gjithashtu nuk po i shkonin shumë për shtati. Si pikë e parë, ajo mbeti si partia e dytë më e fuqishme opozitare, pas LDK’së, në Kuvendin e Kosovës. Ishte LDK-ja që i tërhiqte penjtë, derisa LVV-ja po shkonte, siç thotë një fjalë, “sikur Muça mas daive”. Çdo kërkesë për të rrëzuar qeverinë, për të imponuar dinamikë opozitare, duhej të kalonte përmes Avduallah Hotit, i cili është çdo gjë tjetër, përveç dinamik. Kjo gjë e penalizonte tej mase një lëvizje hiperaktive. Dukej si një pitbull i demoralizuar. I zënë në një ambient të mbyllur, duke mos mundur assesi ta shpenzojë energjinë brenda vetes. Në këto rrethana, kur opozita ishte tej mase e moderuar për standardet e tyre, filloi të fitonte terren kryeministri Haradinaj, duke i imponuar rregullat e tij të lojës. Rezistenca e Haradinajt në tema të mëdha nacionale, si ndarja e Kosovës ose mos-heqja e taksës, e lansoi atë dhe partinë e tij në Ligën e Parë të Kosovës, prej Ligës Rajonale ku kishte qëndruar me dekada. Haradinaj po i mbronte në mënyrë edhe më radikale të gjitha ato tema që supozoheshin t’i takonin sipas detyrës zyrtare Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, si tërësi, asgjë nuk dukej e favorshme për lëvizjen. Mbi të gjitha, ishte e pafavorshme mënyra se si vendi do të shkonte në zgjedhje. Mënyra se si Haradinaj ia tërhoqi këmbën tavolinës ishte mjeshtërore. Askush nuk e kishte pritur që ai do ta bënte një akt të tillë, duke e vënë PDK’në në një siklet të paparamendueshëm.

Të gjitha këto rrethana flitnin kundër Vetëvendosjes dhe Kurtit, i cili si kurrë më parë kishte filluar t’i ngjante Sizifit. Ajo, që tash njihet si PSD ose si fraksioni që doli nga LVV-ja, ndoshta në elektorat nuk e dëmtoi shumë LVV’në, e cila megjithatë e kishte ruajtur substancën, mirëpo LVV’në e kishte lënë pa figura interesante mediale. Përveç Albin Kurtit, ishte vetëm Glauk Konjufca, e deri diku Liburn Aliu, ata të cilët po i kompensonin dy Dardanët, Shpendin, Fisin, Dugin etj.

Mirëpo, pra mirëpo, këto rrethana të pafavorshme duket që u zhdukën sikur bryma nën rrezet e para të diellit, në momentin që LVV-ja dhe militantët e saj e dëgjuan Ramush Haradinajn duke thënë: Jap dorëheqje. Ky si duket është kodi për mobilizim për Vetëvendosjen dhe militantët e saj. Kjo e ndryshon algoritmin e sjelljeve të tyre. Befasisht, të gjithë shndërrohen në agjentë të ndryshimeve. Ekziston njëfarë koordinimi i pathënë. Çdokush e di se çfarë duhet të shkruhet dhe si duhet të sfidohen partitë rivale.

“Krejt i kemi provu, përveç Albinit”.

Madje, sikur të mos ishte drama që e prodhoi LDK-ja, duke e futur Vjosa Osmanin në garë, gara e 6 tetorit do të mund të konsiderohej e mbyllur disa javë më herët, gjë që do të dukej iluzore në muajin korrik. Duke e parë rrezikun që do të mund t’i vinte nga efekti Vjosa Osmani, Kurti gjatë gjithë kohës bëri përpjekje për ta relativizuar atë. Takimet e shpeshta me Profën, sulmet e koordinuara ndaj Lutës, fjalët e mira për Vjosën, të gjitha këto ishin të menduara. Herë ujë i ftohtë e herë ujë i ngrohtë. Pastaj, oferta finale për LDK’në e dridhi internetin. Sado që ishte e kalkuluar dhe e menduar në mënyrë precize, letra nuk kishte behane. Ishte në fakt një ofertë e guximshme. I binte sikur në vrapim prej 100 metrash, Usain Bolt-i t’i thoshte rivalit kryesor që të fillonte vrapimin prej metrit të 10’të. Ky ishte edhe një infuzion për militantët e partisë. E dëshmonte sigurinë e Kurtit, se ja, ky i yni është në gjendje të garojë i dyti, i sigurt që e fiton garën.

Gjithashtu, në merkaton e aderimeve, ky subjekt arriti që t’i realizonte disa transferime interesante, duke i përfshirë këtu Haki Abazin dhe Hekuran Muratin, si ekspertë, pastaj edhe prurje taktike, siç është, bie fjala, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Në këtë mënyrë, LVV-ja, nga një subjekt inferior që ishte vetëm para disa ditëve, u rikuperua dhe u fut në garë si kandidate serioze për t’i fituar zgjedhjet. Sapo të përmenden zgjedhjet, ky subjekt dhe njerëzit e tyre mobilizohen sikur madrilenët kur e dëgjojnë himnin e Ligës së Kampionëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...