Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka përfunduar punë me Gjykatën Speciale.
Ai ka deklaruar se nuk pret që të intervistohet më nga ky institucion i drejtësisë.
“Nuk kam obligime më ndaj Gjykatës, i kam pyetur nëse ka mbetur obligim nga ana ime, ata kanë thanë se nuk ka më obligime tjera”, ka treguar Haradinaj në RTV 21.
“Pra nuk kam ftesë edhe nuk pres obligime tjera ndaj Gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj, tashmë kandidat i koalicionit AAK-PSD për kryeministër i vendit.