Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka thënë të mërkurën në Beograd se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Por ka ardhur reagimi I ministërit të Jashtëm çek, Tomas Petriçek, I cili tha se nuk sheh ndonjë arsye pse Republika Çeke do të tërhiqte njohjen e Kosovës, por do të bisedojë me presidentin Milos Zeman, i cili dëshiron të ngrejë çështjen e tërheqjes së njohjes së Çekisë sepse nuk i pëlqen Kosova, raporton Danas.