Policia italiane në Verona ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, banor i qytetit, M.E duke e akuzuar për trafik droge. Ai u kap me kokainë në qytetin italian.
Burri nga Shqipëria u pikas nga karabinierët teksa bënte veprime të dyshimta, u ushtrua mbi të kontroll, ku iu gjet edhe lënda narkotike. Shqiptari tentoi që të hidhte kokainën në tualet, por ky veprim nuk rezultoi i suksesshëm, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Doza të hashashit, marjuanës dhe kokainës janë gjetur në shtëpitë e tre personave të tjerë, me precedentë penalë në fushën e trafikut të drogës.
Hetimet filluan nga një arrestim tjetër në flagrancë: e një shtetasi shqiptar që banonte në Verona, të cilit i ishin sekuestruar 40 gram hashash. Ishte në fakt një komunikim telefonik midis dy bashkatdhetarëve, gjë që tregoi se M.E. përveç punës si punëtor në ndërtim, kryente një punë “të veçantë” si trafikant droge me një numër të veçantë klientësh.
Ai përdorte edhe fjalë kyçe, duke thënë se iu jepte klientëve “ilaçe” ose “të pinin birra”. Karabinierët i gjetën shqiptarit në banesë edhe 2 kg drogë të tjera.