Nga Skënder MULLIQI
Për të pasur një kulm mbi kokë është deshirë e të gjithë neve. Kur mbarohen shkollimet, kush ka fat edhe vjen deri të punësimi.Dëshirë e të gjithëve është që të sigurohet banimi, për të bërë një jetë të mirë dhe të pavarur.Nese dikush punësohet largë vendlindjës sigurisht së e ka më vështirë .Nuk është bë lehtë më ardhë deri të puna, dhe aq më vështirë për të pasur një banesë për familje. Për ata që zgjodhen politikën si profesion , nuk ishte fare problem punësimi dhe as banimi. Se po kan mundësi më I ndërru vendet e punës sipas qejfit , dhe po I bëjnë nga dy e tre banesa në qytete të ndryshme , vila në bregdet e madje edhe jashte vendit, më mundin dhe djersën e popullit.Shumë kush pas luftës për tu strehuar diku , qenë të detyruar të marrin kredi nga bankat e shumta të formës piramidale- me kamata të larta . Shumë njerëz të cilët kan ndërtu shtëpi apo banesë , nuk kan qenë në gjendje tua kthjenë këtyre bankave të hollat, dhe janë detyrar kështu t'i humbin pasuritë e paluejtshme. Një kategori tjetër e njerëzve në Kosovës e që janë shumica ,vështirë po vijnë deri të një kulm mbi kokë, madje një pjesë jo e vogël po jetojnë ba banesa ose në ndonjë shtëpi të gadi të prishur, që nuk jetojnë as shtazët. Kategoria e pushtetarëve dhe militantëve partiakë po bëjnë jetë të mirë.Dallimet vëtem brenda një lagjeje janë bërë shumë të theksueshme. Krahas mund ti shohim dy shtepi njëra e bukur si në filma, kurse tjera aty afer saj, mezi qendron mbi themele, gati krejtë të prishura.Dhe, pasanikët e rinjë të cilët u krijuan pas luftës më shpejtësi marramendëse, këta fukaratë që ju kan qëllu komshi ,shumë po ju prishin imazhin shtëpive të tyre luksoze. Këta njerëz të politikës , janë duke e ladruar Kosovën si pelën pa fre. Janë duke kërkuar edhe në këto zgjedhje vota, që ti ruajnë pozitat, ti ruajnë këto shtëpi, ti ruajnë të hollat e pista .Jo vëtem që nuk po përmirësohet jeta , por ajo gjithnjë po eskalon për të keq . Po na shkojnë punët keq , së njerëzit e pandergjegjshem na kan dalë përpara .Po më dhimbsën ky milet shkretan ,së sipas të gjitha gjasave do të mashtrohet keq edhe në këto zgjedhje të 6 tetorit. Do të mashtrohen së pak njerëz të ndershem kan mbetur , që do të kishin bërë kthesa aq të nevojshme për këtë vend të mbytur në krim ,korrupcion ,hajni, pa punësim … Kur kalon pjesa më e madhe e viteve në pritje për një vend të punës dhe një strehim, dhe kjo nuk bëhët, zhgenjimi është tepër I madh. Kjo po bënë që po kemi largime masive nga Kosova, më motivacion për të mos u kthy kurrë më. Me politika të keqija , më politikanë shkurt pamës dhe lakmitarë për para dhe pushtet apsolut, nuk arrihen objektivat e dëshiruara në shtetëndertim dhe mirëqenje të përgjithshme …
Se kur do të mbyllet ky kapitull e dhembshem për shumicën , vetëm një Zot i madh e di. Ndryshimet bëhën krejt ndryshe , jo me retorika boshe të atyre që po I shohim çdo natë në debate të televizioneve tona. Po na servohen veq zënka , të cilat janë berë si gramafoni I prishur,e shumë pak po ndëgjojmë shpalosje programesh konkrete zhvillimore .Të gjithë janë në hall të madh, si dhe çka të bëhët më tutje, së kështu nuk shkon më, me këtë gjendje dhe më këta njerëz aktual të politikës …