Serwer: Negociatat nën presion të madh, Vuçiqi do ta shiste si fitore marrëveshjen me Kosovën në zgjedhjet serbe

E Enjte, 19 September 2019 18:24

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për Gazetën Express, ka paralajmëruar se nëse do të ketë negociata gjatë dimrit, atëherë  do të ketë presion të madh nga SHBA’ja dhe Bashkimi Evropian për të shkuar drejt një marrëveshjeje finale. Por, Serwer thekson se nuk mund të pritet që Prishtina të shkojë në këto negociata përderisa Serbia do të gjendet në një periudhë paraelektorale, pasi që një marrëveshje eventuale mes dy palëve, Vuçiq do t’ia shiste si fitore elektoratit të tij në Serbi. Përveç tjerash, në këtë intervistë ai i bën thirrje klasës politike kosovare që të jenë të bashkuar dhe të gatshëm për arritjen e një marrëveshje të mirë, në të cilën ai thotë se nuk ka vend ideja e korrigjimit të kufijve. Për Matthew Palmer thotë se është njeri i mirë, megjithatë ish-diplomati shprehet skeptik nëse ai do të përfaqësojë gjithë fuqinë e SHBA’së në dialogun Kosovë-Serbi. Për Rusinë thotë se s’ka vend në dialog.

Besnik VELIU

Gazeta Express: Si e shihni vendimin e Sekretarit të Shtetit për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi?

Daniel Serwer: Supozoj që paralajmëron një tjetër përpjekje për t’i zgjidhur gjërat, në mënyrë të veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi.

Gazeta Express: Cilat janë pritjet tuaja nga Matthew Palmer si Përfaqësues Special?

Daniel Serwer: Matt është një njeri i mirë, por nuk jam i sigurt se ai sjell në tryezë të gjithë peshën e Shteteve të Bashkuara, atë ushtarake, ekonomike, politike dhe diplomatike. Të presim e të shohim.

Gazeta Express: Ka disa raportime që thonë se SHBA’ja dëshiron një zgjidhje deri verën e ardhshme. A e shihni këto lëvizje të fundit të SHBA’së, si një nxitim për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit? – Nëse po, a mund të jetë diçka e tillë e mirë për gjithë procesin?

Daniel Serwer: Po, amerikanët po nxitohen, por kjo nuk nënkupton që edhe Prishtina duhet ta bëjë. Së pari (Kosova) duhet të mbajë zgjedhje të mira dhe të formojë një qeveri e cila mund të ketë një qëndrim përkrahës për dialogun. Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen në prillin e vitit 2020, që nënkupton se nëse ka negociata këtë dimër ato do të mbahen nën presion të madh nga BE-ja dhe Amerika, për të arritur një marrëveshje që presidenti Vuçiq mund ta shes si fitore para elektoratit të tij. Unë mendoj që nuk duhet të pritet prej Prishtinës që të negociojë me Beogradin në periudhën parazgjedhore në Serbi.

 Gazeta Express: Ka pasur gjithashtu edhe deklarata nga deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, që edhe Bashkimi Evropian duhet të emërojë një Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi. A i shihni këto lëvizje si një përpjekje për të treguar se kush drejton politikën në Evropë?

 

Daniel Serwer: Menjëherë pasi amerikanët e emëruan të Dërguarin Special, mendoj se ka qenë e pashmangshme që edhe Evropa të dëshirojë një të tillë gjithashtu. Unë do të preferoja që Amerika dhe BE-ja të kenë një politikë të përbashkët, përpara se t’i emërojnë të dërguarit specialë. Por, nuk po ndodh kështu, në mënyrën se si po rrjedhin gjërat.

Gazeta Express: Kush duhet të  jetë ndërmjetësuesi kryesor i dialogut, Brukseli apo Washingtoni, apo së bashku? Çfarë mund të thoni rreth përfshirjes së Rusisë? ( Ish ambasadori i SHBA’së në Beograd, Cameron Munter ka thënë që ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko është një ekspert dhe që ai mund të ndihmojë procesin e dialogut).

Daniel Serwer: Brukseli e ka peshën më të madhe, por edhe përkrahja e Washingtonit është jetike, veçanërisht për t’i bërë presion Prishtinës. Nuk mendoj se rusët mund të ndihmojnë në ndërmjetësimin e bisedimeve në asnjë mënyrë. Moska përkrah Beogradin dhe nuk dëshiron të shoh një zgjidhje që do të lejonte Kosovën të anëtarësohet në NATO. (Moska) po ashtu do të dëshironte një çmim të lartë edhe për anëtarësimin e ( Kosovës) në Kombet e Bashkuara, me gjasë që SHBA’ja ta pranojë aneksimin e Krimesë dhe mbase njohjen e pavarësisë se Abkazisë dhe Osetisë Jugore. Kjo nuk do t’i ndihmojë negociatat.

Gazeta Express: Senatori Chris Murphy në një shkrim personal rreth vizitës së fundit në Kosovë, ka përshkruar edhe takimin që ka pasur me politikanët kosovarë. Ai ka thënë se në takimin që ka pasur në ambasadën amerikane, ka pranuar ankesa nga ta se nuk po dinë kë të dëgjojnë rreth çështjes së dialogut, Evropën apo SHBA’në

Daniel Serwer: Asgjë e mirë nuk do të ndodh në Ballkan përderisa Bruskeli dhe Washingtoni nuk flasin njëzëri.

 Gazeta Express:  A mendoni se ka vërtetë mospajtime mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara rreth çështjes së Kosovës dhe Serbisë?

Daniel Serwer: Jo në të vërtetë. Por, Evropa vuan nga mungesa e unitetit për shkak të pesë vendeve që nuk e njohin (Kosovën), derisa SHBA’ja në pikëpamjen time , synon që t’i japë Beogradit “diçka”. Në momentin që problemi me Prishtinën zgjidhet, rruga e Beogradit drejtë BE’së është e hapur plotësisht. Kjo është më shumë se diçka.

Gazeta Express: Dhe një pyetje të fundit. Kosova është në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit. Cili është mesazhi juaj për ata që do të drejtojnë institucionet në qeverinë e re?

Daniel Serwer: Për votuesit, nëse dëshironi diçka ndryshe votoni për të. Për liderë e rinj do ta thosha këtë : Ju mund të arrini një marrëveshje të mirë vetëm duke qenë të bashkuar dhe të gatshëm për t’u larguar nga një marrëveshje e keqe. Shkëmbimi i territoreve nuk ka vend në një marrëveshje të mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...