FOTO-EMRAT/ Arrestohen shqiptarë pjesë e rrjetit të kokainës, midis të prangosurve edhe një infermiere

E mërkurë, 25 September 2019 18:37

Karabinierët italianë në Frosinone kanë ndërmarrë një operacion mëngjesin e sotëm pas urdhrave të lëshuara nga prokuroria kundër 13 personave, të gjithë të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

“Ansa” shkruan se ata kishin ngritur me kalimin e kohës në veçanti në komunat Ferentino, Fiuggi, Frosinone, Alatri dhe Ostia, sheshe të ndryshme për shitjen e hashashit dhe kokainës.

Hetuesit kanë arritur të identifikojnë kanalet e furnizimit të narkotikëve nga Italia Veriore.

Pas aksionit, gjashtë prej të arrestuarve kanë mbetur prapa hekurave, dy të tjerë janë në arrest shtëpiak, ndërsa pesë persona janë vendosur detyrim me paraqitje deri në fund të procesit gjyqësor. Të gjithë akuzohen në mënyra të ndryshme të blerjes, transportit, ndalimit dhe trajtimit të drogës.

Hetimet

Operazione Bazar pezzi droga

Hetimet filluan në mars 2018, fal raporteve dhe më pas zbulimit të makinave të modifikuara për të fshehur lëndën narkotike, çka bëri të mundur konstatimin e një grupi në zonë të drejtuar nga disa shqiptarë.

Mediat lokale italiane shkruajnë se grupe kryente trafikun e drogës nga Shqipëria dhe Gjermania.

Substanca narkotike u transportua me makina speciale që ishin modifikuar posaçërisht për transportin e drogës. Trafikimi i drogës është i organizuar nga dy shqiptarë dhe një rumun.

Operazione Bazar pezzi auto 2

Midis personave të përfshirë në operacionin “Bazar” ishte një infermiere nga Ostia që herë pas here furnizonte sheshin e tregut të Fiuggi. Gjatë operacionit, u sekuestruan një kilogram dhe 130 grama hashash, 370 grama kokainë dhe shuma të mëdha parash të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Në pranga përfunduan: Myftar Balliu, 27 vjeç, i njohur si Angelo i lindur në Shqipëri por që jeton në Ferentino; Mateo Balliu, 22 vjeç, gjithashtu banues në Fansino, si dhe Fjoralb Fejzo, 22 vjeç, banues në Ferentino. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë shtetas italianë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...