Mali i Zi presion shqiptarëve të Kosovës: Rrëzoni stanet në bjeshkë, ndryshe do t’i shembim me eskavator

E mërkurë, 02 October 2019 22:43

Stanet e kosovarëve në Mal të Zi mund të rrënohen për t`u ndërtuar një qendër skijimi. Shteti malazez iu ka dhënë ultimatum deri të premten banorëve të këtyre staneve, që janë kosovarë, që t’i rrënojnë, në të kundërtën do t’i rrënojnë me ekskavator. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e padrejtë që të rrënohen këto stane, ndërsa ka thënë se janë duke diskutuar me autoritetet malazeze për të gjetur një zgjidhje.

Trashëguan stanet nga stërgjyshërit e tyre. Vitet e fundit edhe i rinovuan, në mënyrë që t`i vizitojnë kohë pas kohe. Mirëpo stanet e kosovarëve që gjenden në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi rrezikojnë të rrënohen. Pronarët e tyre janë të shqetësuar, pasi që u është dhënë edhe një afat për rrënimin e tyre, pasi shteti malazez ka në plan që këtu të ndërtojë një qendër skijimi.

Përfaqësuesi i këtyre banorëve, Fatmir Gërvalla, ka thënë se autoritetet malazeze u kanë dhënë ultimatum deri këtë të premte për t’i rrënuar këto stane, në të kundërtën do t’i rrënojnë me ekskavator.

“Këto vendime janë vendosur ditën e premte dhe përmes tyre autoritetet e Malit të Zi e kanë specifikuar datën dhe orën e nisjes se aksionit për prishjen e staneve dhe është specifikuar se ankesa nuk e ndal ekzekutimin e vendimit”, ka thënë Gërvalla. Sipas Gërvallës, stanet po tentohet të rrënohen fshehtë nga malazezët, pasi pronarët e staneve nuk gjenden aty.

“Si ka mundësi që vendosja e vendimeve është bërë në kohën kur të gjithë banorët e Kosovës, të cilët e shfrytëzojnë atë zonë, tani nuk gjenden aty, dhe vetëm dy kalimtarë të rastit, të cilët kanë shkuar për të shëtitur, e kanë takuar ekipin e inspektimit duke i vendosur letrat nëpër mure të staneve”, thekson Gërvalla. Gërvalla kërkon nga ndihmën e institucioneve të Kosovës për ta arritur një marrëveshje, pasi sipas tij, këto stane i trashëgojnë nga stërgjyshërit e tyre.

‘Ne banorët e fshatrave të lartcekura jemi të vendosur që mos të heqim dorë dhe të mbrojmë me të gjitha mjetet e mundshme pronën tonë, të cilën e kemi blerë dhe për këtë qytetarët e Rozhajës e dinë mirë se kush është i vendosur dhe kush e shfrytëzon atë zonë, por jo vetëm kaq, edhe në hartën e Malit të Zi figurojnë emrat e fshatrave tona”, ka përfunduar Gërvalla, shkruan Gazeta Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...