Presidenti amerikan Donald Trump caktoi Richard Grenell, ambasadorin e tij në Gjermani, për të shërbyer si I Dërguari i Posaçëm për bisedimet e paqes Serbi – Kosovë, njoftoi Washington Times.
- Grenell ka shërbyer si Ambasador në Gjermani që nga maji i vitit 2018. Ai do të qëndrojë në atë post ndërkohë që do të udhëheqë në emër të SHBA, zbutjen e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës.
Shtëpia e Bardhë vlerësoi përvojën e gjatë të z. Grenell në komunikimin politik. Ai ka qënë zëdhënësi më jetëgjatë amerikan në OKB dhe ka punuar për katër ambasadorë, nga 2001 – 2008./SYRI.NET