Zgjedhjet në Kosovë, votojnë presidenti Thaçi dhe kandidatët për kryeministër, asnjë mesazh politik

Diel, 06 October 2019 10:41

Krerët më të lartë të politikës kosovare iu janë drejtuar këtë paradite kutive të votimit, duke hedhur votën e tyre, teksa vendi po zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Votimi ka nisur në të gjithë vendin prej orës 07:00, ndërsa deri më tani kanë votuar Presidenti Hashim Thaçi, dhe tre kandidatët për kryeministër, Kadri Veseli, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj.

Të gjithë këta politikanë shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, në momentin e votimit, ndërsa në mesazhin e tyre drejtuar qytetarëve nuk është thënë asgjë politike, por vetëm është bërë thirrje që të merret pjesë masivisht në votime.

Mesazhi i Hashim Thaçit: Dëshirojmë që t’i urojmë qytetarët e Kosovës, i ftojë ata që të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurte të Kosovës. Urime të gjithëve.

 
5d99a5e7a449ehsg 730x440

Mesazhi i Ramush Haradinajt: Edhe ne votuam. I lus të gjithë qytetarët të votojnë. Vetëm me votë vendosim vetë. Është sukses për Kosovën një demokraci kaq e mirë. Urime këto zgjedhje, urime të gjithëve. Jemi në proces të rëndësishëm. Të gjithë duhet të vendosim si është e drejta për vendin tonë. Ata që votojnë vendosin për fatin e tyre.

5d99a2c3ed531rambo 3

Mesazhi i Albin Kurtit: Sot është një ditë e veçantë, të gjitha partive u përgjigjet populli. Nuk ka rëndësi nëse je i pasur, i varfër, nga qyteti ose jo, të gjithë jemi të barabartë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë këtë shans unik për karakterin dhe të jashtëzakonshëm për nga pesha. Të presim në orët e mbrëmjes që votimin masiv ta shndërrojmë në një festë masive.

Voton Albin Kurti

Mesazhi i Kadri Veselit: Sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët, do t’i hapin perspektivën Kosovës, fëmijëve tanë, përhajr na qoftë të gjithëve.

5d999a2c18cebveseli

 

Login to post comments