Zeri i Amerikes: Proces i qetë votimesh në Kosovë - disa të ndaluar për parregullsi

Diel, 06 October 2019 19:16

Mbi 560 mijë qytetarë, apo rreth 30 për qind e votuesve të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e së dielës në Kosovë deri në orën 15.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se procesi po rrjedh i qetë dhe pa probleme të theksuara, ndërsa vëzhguesit e Bashkimit Evropian thanë se janë shfaqur probleme të vogla në hapje të votimeve të sotme, por ato po rrjedhin të qeta.

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare, Demokracia në Veprim, tha se nuk kanë munguar edhe parregullsitë në procesin e votimit dhe ato janë të ngjashme me zgjedhjet e së kaluarës.

Sipas vëzhguesve të këtij koalicioni janë regjistruar raste të fotografimit dhe bërjes publike të votës, vështirësi në gjetjen e vendvotimeve, ofrim i ndihmës gjatë votimit etj.

Prokuroria e Kosovës tha se janë ndaluar dy komisionarë në veriun e banuar me shumicë serbe për shkak të veprës penale, “keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve".

Policia tha se katër persona ndërkaq janë ndaluar në rajonin e Prizrenit për shkak të fotografimit dhe bërjes publike të votës.

Mbi 30 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë po ndjekin nga afër zgjedhjet e së dielës në Kosovë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...