“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Një pikë kthese në historinë e Kosovës

Hënë, 07 October 2019 12:00

Zgjedhjet e parakoshme në Kosovë, kanë tërhequr vëmendjen edhe të shypit të huja. Gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitungi”, i ka kushtuar nje artikull të veçantë zgjedhjeve, ku ndër të tjera thotë se: ”Osmani dhe Kurti e kanë bërë të qartë përpara zgjedhjeve se duan të bëjnë koalicion me njëri-tjetrin. Qëllimi kryesor është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe si parakusht një reformë e gjyqësorit duke përfshirë rishikimin e plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting). Duket se tani ata mund të ndjekin fjalët e tyre në fushatën zgjedhore për t’i kthyer në vepra në pushtet”.

Shkrimi i plotë

Kosova, shteti më i ri në Europë, ka nisur një ndryshim të madh të pushtetit. Për herë të parë, në ish-provincën serbe u zgjodh një parlament në vitin 2001, në atë kohë vendi ishte ende nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Të gjitha votimet prej aëtherë kanë pasur një të përbashkët: në fund, në një mënyrë a tjetër, gjithmonë në pushtet ishte një parti e dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK u shfaq në mesin e viteve ’90 me qëllim rezistencën ndaj pranisë së shtetit serb në Kosovë. Ata e mbronin veten kundër sundimit të dhunshëm të Beogradit me mjete terroriste, sulmonin ushtarët, oficerët e policisë dhe përfaqësuesit e tjerë të pushtetit serb. Fitorja e saj erdhi në vitin 1999 kur arritën të tërheqin NATO-n në konflikt. Në përfundim të luftës ajrore gati tremujore të NATO-s kundër Serbisë së Sllobodan Millosheviç, trupat serbe u detyruan të tërhiqen nga Kosova.

Shumë komandantë të UÇK-së formuan partitë e tyre në atë kohë, për të siguruar politikisht fuqinë e tyre në shtetin e ngritur gradualisht nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Më të suksesshmit ishin Hashim Thaçi dhe ”Partia Demokratike” e tij dhe Ramush Haradinaj me ”Aleancën për Ardhmërinë”. Fillimisht, Thaçi dhe Haradinaj ishin mjaft popullorë mes shqiptarëve të Kosovës. Ata festoheshin si çlirimtarët nga zgjedha serbe. Por sidomos pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, zhgënjimi u rrit. Gjithmonë e më shumë kosovarët kishin përshtypjen se ish-rebelët zyrtarë të UÇK-së po abuzonin padrejtësisht me shtetin e ri si një dyqan vetë-shërbimi për veten dhe klanet e tyre. Përmes taktikave të zgjuara dhe aleancave të ndryshueshme, kampet e vjetra siguronin vazhdimisht që të mbeteshin në pushtet.

Të dielën nuk mjaftonte më. Edhe pse nuk ishin numëruar të gjitha votat, dukej e sigurtë, ose të paktën e mundur që qeverinë e re në Prishtinë ta dominonin dy parti që nuk kanë dalë nga UÇK-ja. Një forcë politike me të vërtetë e re dhe e veçantë është partia ”Vetëvendosje” e ish-drejtuesit të studentëve, Albin Kurti. Ai ka patur në fund të viteve ’90 lidhje me UÇK-në dhe mendimtarin e saj politik, Adem Demaçi. Por ai nuk ka qenë kurrë komandant luftëtarësh. Mbi të gjitha, ai nuk i përket klikës që prishi lavdinë e luftëtarëve pas përfundimit të luftës duke plaçkitur Kosovën.

Vjosa Osmani, kandidate kryesore e ”Lidhjes Demokratike të Kosovës” konsiderohet e pastër. Në sondazhe, ajo dhe partia e saj ishin pak përpara ”Vetëvendosjes”. Pas zgjedhjeve duket se ajo qëndron pas. Osmani dhe Kurti e kanë bërë të qartë përpara zgjedhjeve se duan të bëjnë koalicion me njëri-tjetrin. Qëllimi kryesor është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe si parakusht një reformë e gjyqësorit duke përfshirë rishikimin e plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting). Duket se tani ata mund të ndjekin fjalët e tyre në fushatën zgjedhore për t’i kthyer në vepra në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...