Një ditë pasi zgjedhjeve, Ramush Haradinaj ka zgjedhur ti rikthehet sërish njëri prej pasioneve të tij, ecjes në mal.
Ka qenë vet ish-kryeministri, i cili ka postuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto teksa shihet në pikën më të lartë të Kosovës, “Maja e Njeriut”, e cila ndodhet në Bjeshkët e Sharrit.
Dje, në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në Kosovë, koalicioni AAK-PSD doli forcë e katërt, me 90,617 vota ose 11,53%.