Takimi Idrizi-Kurti: “Schengen-i Ballkanik”, hap i panevojshëm

Saturday, 12 October 2019 16:45

Një përfaqësi e PDIU e kryesuar nga kryetari, Shpëtim Idrizi u takua dje me Albin Kurtin dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetvendosja në Kosovë.

Idrizi shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin e Vetvendosjes në shërbim të çështjes kombëtare dhe për qëndresë e punën e Albin Kurtit për të ndryshuar gjendjen e Kosovës dikur në pushtim, e sot si një demokraci që po konsolidohet. Zgjedhjet ishin një test i kaluar me sukses e përbëjnë një model rotacioni, si për standartet që ruajtën ashtu edhe për rezultatin e tyre.

Vota e qytetarëve të Kosovës solli një risi në politikën e vendit duke nxjerrë në skenë një brez të ri por me shumë përvojë politikanësh e së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, e cila solli një risi të padiskutueshme në këto zgjedhje, do krijohet mundësia për një politikë të re e të suksesshme. “Këto zgjedhje kane turbulluar dhe ujrat e ndenjura të kënetës së politikës Shqiptare dhe shpresoj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri” theksoi z. Idrizi.

VV dhe PDIU kanë patur qysh herët një bashkpunim të suksesshëm si Parti që në fokusin e aktivitetit të tyre kanë çështjen kombëtare. Sot është momenti që bashkpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë të kthehet real e të kalojmë drejt një bashkimi ekonomik, që do jepte mundësinë e rritjes së punësimit dhe konsiderimin si një treg i madh e atraktiv për investimet e huaja. Gjatë takimit u diskutua lidhur me nevojën për të përafruar realisht sistemin arsimor e për të krijuar një model ekonomik që nuk ka barriera artificiale si ato që janë sot.

Përtej deklaratave të zjarrta politike sot duhet të jetë koha për të vepruar në dobi të shqiptarëve me hapa real e duke realizuar rikthimin e shpresës në Shqipëri e Kosovë.

Lidhur me krijimin e të ashtuquajturit Schengen Ballkanik, Idrizi e vlerësoi si një hap jo të nevojshëm që rikthen nocione të vjetra politike si ajo e ish-konfederatës Jugosllave dhe theksoi se në Shqipëri është e nevojshme të shohim marrëdhëniet me Serbinë duke mbajtur gjithmonë parasysh interesin e Kosovës. Objektivi ynë kryesor është të integrohemi në Europë e jo të kërkojmë artifice që nuk ndihmojnë as Kosovën e as Shqipërinë.

Sigurisht që me një kryeministër si Albin Kurti, Tirana zyrtare do të moderojë qëndrimin e saj e nuk mundet të ushtrojë më as sjellje paternaliste e as të krijojë iluzione të epërsisë intelektuale sepse do të stononte dukshëm e do rrezikonte të bëhej qesharake.

Albin Kurti vlerësoi mbështetjen e qytarëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe theksoi se puna e ardhshme do duhet të përqëndrohet në rritjen e mirqënies së tyre dhe rritjen e dinjitetit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Bashkimi ekonomik dhe përafrimi i sistemeve tona arsimore e ekonomike duhet të jenë prioritet real në punën tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...