Kosova tërhoqi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL

Tuesday, 15 October 2019 22:47

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë Ndërkombëtarë INTERPOL për vitin e ardhshëm.

Kosova kishte planifikuar që të kërkojë anëtarësimin në këtë organizatë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme e cila është hapur sot në Kili,

Kosova kishte aplikuar për pranim në janar të këtij viti dhe kërkesa e saj ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit.

Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se “duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”.

Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatike ndaj Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Zyrtarët serbë e cilësuan atëbotë fitore dështimin e Kosovës, kundër anëtarësimit të së cilës ata kishin shtuar përpjekjet tashmë një kohë të gjatë.

Pak ditë pas atij votimi, Kosova u vuri tarifa prej 10 për qind mallrave nga Serbia të cilat më pas u ngritën në 100 për qind, në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Vendimi coi në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për 0normalizimin e marrëdhënieve, meqë Beogradi kushtëzoi me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...