Thyen rekordin e grabitjeve në Spanjë, ky është shqiptari i arrestuar. Ishte nën urdhër dëbimi

E mërkurë, 16 October 2019 21:41

Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia spanjolle pas një hetimi të gjatë. Ai është autor i dyshuar i të paktën 84 grabitjeve me forcë nëpër shtëpi në Valencia, përfshirë qytetet Elche dhe Santa Pola (Alicante).

I arrestuari, ishte vendosur në CIE të Valencia, ku priteshin procedurat e dëbimit pas qëndrimit të parregullt nga Spanja.

Siç raportohet nga Policia dhe Garda Civile, hetimet filluan në fund të vitit 2018 pas disa raporteve për grabitje nëpër shtëpi, ku “modus operandi” i të gjithë raste ishte i ngjashëm.

Fillimisht, sulmuesi zgjodhi objektivat dhe më pas zgjidhte momentin e favorshëm për të realizuar grabitjet, duke shkatërruar gardhet mbrojtëse e më pas hynte në ndërtesë duke thyer xhamat.

Pasi hyri brenda në shtëpi, ai vodhi kryesisht para, bizhuteri, orë dhe sende të tjera me vlerë.

Pas evidentimit të grabitjeve të shumta Policia Kombëtare dhe Garda Civile u vu në lëvizje për të identifikuar keqbërësin.

Një pajisje e veçantë e përforcuar edhe me patrulla pa uniformë, u vendosën në zonë kryesisht pas grabitjeve.

Gjatë asaj periudhe kohore, policia po mblidhte prova dhe po merrte deklarata nga dëshmitarët e mundshëm për të zbuluar të dhëna.

Gjatë hetimit, një automjet u gjet pa targa që dyshohej se ishte përdorur për të kryer grabitje. Krahas kësaj, u synua edhe gjetja e gjurmëve të ADN-së.

Më në fund, pas hetimeve të nisura në vitin 2018, u arrit tek autori, një 53 vjeçar nga Shqipëria, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër dëbimi./panorama

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...