Komisioni i BE-së: Jo anëtarësimit të Turqisë, regres në drejtësi dhe në lirinë e shprehjes

Tuesday, 17 Prill 2018 16:23

Komisioni i BE-së e ka vlerësuar sërish keq “ecurinë” e Turqisë. Pengesa serioze lidhur me sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë - ky është thelbi i raportit të fundit të progresit për Turqinë. Faktorë që tregojnë se anëtarësimi i Turqisë në BE duket më larg se kurrë.

Turqia vazhdon të përjashtohet si anëtare e Bashkimit Evropina. Turqia ka ndërmarrë "hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian", thuhet në raportin për përparimin e Turqisë në lidhje me mbi gjendjen e negociatave të anëtarësimit. Disa media gjermane si Welt am Sonntag shkruajnë se sipas raportit ka "pengesa serioze" në fushat kyçe të sundimit të ligjit, të të drejtave themelore, të reformës së administratës publike dhe lirisë së shprehjes. "Në rrethanat e tanishme, hapja e kapitujve të rinj të negociatave nuk duhet marrë në konsideratë," thuhet në raportin e Komisioni që do të prezantohet zyrtarisht në Strasburg të martën (17.049:.

"Partner kyç i BE-së", por ...

Në fund të muajit mars, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rishprehu dëshirën që vendi i tij të bashkohet me BE-në. Në raportin e përparimit, thuhet se Turqia konsiderohet si "partner kyç për BE-në" dhe konfirmohet si vend kandidat.

Por Komisioni kritikon mbi të gjitha masat e marra nga udhëheqja turke pas grushtit të dështuar të shtetit. Komisioni i bën thirrje qeverisë në Ankara të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi pa ndërprerje prej gati dy vjetësh.

Vlerësim pozitiv për politikën e migrimit dhe ekonominë

Nga ana tjetër Komisioni vlerëson pozitivisht politikën e migracionit të Turqisë. Turqia po bën "përpjekje të jashtëzakonshme" për të mbajtur më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë të regjistruar, thotë Komisioni i BE-së.

 BE-ja mbetet e angazhuar për ta ndihmuar Turqinë në përmbushjen e këtyre sfidave. Komisioni gjithashtu konfirmoi propozimin e tij për zgjerimin dhe modernizimin e bashkimit doganor midis BE-së dhe Turqisë. Në këtë kontekst ekspertët vlerësojnë gjithashtu ekonominë turke, e cila përshkruhet si një ekonomi tregu shumë e avancuar dhe funksionale.

Turqia shprehu ndërkohë dëshirën që për të liberalizuar sistemin e vizave me BE-në është e gatshme të ndryshojë disa ligje të tjera. Por për liberalizimin e vizave Turqia duhet të përmbushë 72 kritere. Pika më e diskutueshme janë deri tani ligjet kundër terroristëve, të cilat sipas Brukselit keqpërdoren edhe për përndjekjen e gazetarëve apo opozitarëve./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...