Pas takimit me grupin e punës të Vetëvendosjes për harmonizim e programeve, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja ka folur për mediat.
“Sot e patëm takimin e dytë, njejtë sikur në takin e parë ky takim u zhvillua në frymë pozitive, shumë pozitive dhe në përafrim të qëndrimeve në mes të dy subjekteve, ne sot dakorduam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme. Synon që të orientohet drejt temave të rëndësishme, zhvillimit ekonomik e politikës së jashtme. Në veçanti kemi diskutuar për formatin e qeverisë, për 12 ministritë si do të duken ato dhe si do të fuzionohen në ditët e para të qeverisë. Takimi i ardhshëm në ora 3 në zyrat e LDK-së, çdo tre ditë do të ketë takime në mes të partive”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku ka thënë se në këtë fazë nuk kanë emra konkretë, pasi që ata do të vendosen nga liderët.
“Në këtë fazë nuk kemi qasje të diskutimit të emrave konkretë, synojmë të flasim për çështje të rëndësishme të Kosovës dhe për formatin e qeverisë, pastaj janë liderët që në bazë të propozimeve bëjnë marrëveshjen finale. Ata përcaktojnë emrat ne nuk i diskutojmë këto gjëra në këto nivele. Për Ministri të Punëve të Jashtme, Integrimeve dhe Diasporës, kemi bërë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve, të Zhvillimit Ekonomik. Është punuar në 12 ministri dhe nga 2 zëvendësministra”, ka shtuar ai.
“Për çështjet ekonomike do të flasim të hënën, derisa në nivel të liderëve do të flitet për dialogun”, ka deklaruar Abdixhiku.