Pas publikimit të rezultateve të ardhura nga Zvicra për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka reaguar tashmë edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.
Arlind Manxhuka nga zyra për media ka thënë se të gjithë ata zyrtarë të shtetit që kishin bërë konkluza rreth vdekjes së Deharit duhet të hetohen.
“Astrit Dehari është vrarë. Të gjithë altoparlantët e zyrtarët e sistemit që bënin konkluza tash le të hetohen”, ka shkruar Manxhuka, raporton Gazeta Express.
Kanë folur edhe prindërit e Astritit pas marrjes së ekspertizës, duke thënë që ai është vrarë dhe se hetimet duhet të fillojnë për atë që ka ndodhur para rreth tre viteve.