Ish-presidenti Sejdiu: Pretenca Serbisë, të paraqesë Kosovën si faktor destabiliteti në rajon

Diel, 27 October 2019 20:39

Ish-presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, në një intervistë për RTV Ora, tha se Serbia përpiqet vazhdimisht ta paraqesë Kosovën si faktor destabiliteti në rajon.

Sejdiu shtoi se kjo ka qenë një tezë e hershme e Serbisë.

Fatmir Sejdiu: “Pretenca e vazhdueshme e Serbisë është që Kosovën ta paraqesë si faktor destabiliteti në rajon duke investuar që të këtë destabilitet. Është diçka që vjen si investimi vazhdueshëm sepse kjo ka qenë një tezë e saj e hershme.

Edhe në kohën e bisedimeve që unë kam udhëhequr deri në shpalljen e Pavarësisë, edhe në periudha të mëhershme, gjithmonë me një qëllim të trembjes së faktorëve ndërkombëtar se bërja e Kosovës si shtetet i pavarur, që dihej se kishim një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe rezistencën e organizuar brenda vendit, do të jetë asgjë tjetër përveç një investim në një krijesë që do të destabilizojë rajonin, që do ishte një faktor permanent gjenerues i krizave, një diçka që nuk mund të kuptohet thjesht si aktor i rëndësishëm dhe partner në proceset e integrimeve dhe se do të ketë hakmarrje.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...