Haradinaj për Kurtin: Do ta përkrah nëse punon në interes të Kosovës

Premte, 01 November 2019 12:03

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta përkrah Albin Kurtin nëse ai do të punojë në interes të vendit.

“Ai do të jetë kryetar i qeverisë së vendit nëse e voton parlamenti, i uroj suksese,  nëse punon në interes të vendit do ta përkrahi nëse jo do ta kundërshtojmë”, tha Haradinaj në një prononcim për median pasi bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë përkrahur ndarjen e Kosovës, kanë bërë gabim të madh. 

 “Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj, qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera me i shërby vendit. Por, po është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës (fushatës) për ndarjen e Kosovës në emër shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë, presidenti Vucic, Rama, do i keni të gjithë në emaile ndërkombëtare, në media dhe në Ëikileaks angazhimet e tyre ”, tha Ramush Haradinaj 

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...