Kosovë, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve

E Enjte, 07 November 2019 22:23

Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë nuk e pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, të shpallur të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në një konferencë për media, Endrit Shala, nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, tha se do të bëjnë ankesë në të gjitha instancat lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. “Sot, KQZ-ja nuk e shpalli rezultatin e votave të rregullta dhe sipas Ligjit për zgjedhje; në fakt, KQZ-ja sot shpalli rezultat të fabrikuar, të prodhuar nga ajo vetë, duke i numëruar si vota pakot me zarfe të grumbulluara diku në Serbi, pako e zarfe që nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën”, tha Shala, raporton Rel.

“Do t’i shfrytëzojmë për ankimim të gjitha instancat bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ne presim nga këto institucione që të shqyrtojnë ankesën tonë dhe të vendosin duke respektuar dhe duke u bazuar në ligjin”, shtoi Shala.

Koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Pragu minimal për të siguruar ulëse në Kuvend është 5 për qind e votave, të cilin ky koalicion pretendon se e ka kaluar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...