Dy hajdutë shqiptarë, që po vëzhgoheshin prej disa javësh nga policia italiane, u arrestuan menjëherë pasi vodhën një banesë në Villapinta, një qytezë në Monte, ndërsa kishin provuar të kryerin një grabitje në Ardenno.
Ata dyshohen edhe për vjedhje të tjera në Sondrio në fillim të muajit. Nga operacioni policor, përfunduan në pranga 45 vjeçari Gon Bilaci dhe 24-vjeçari Adelaj Dylja, të dy me qëndrim të parregullt në Itali.
Operacioni për arrestimin e tyre erdhi të hënë pasdite pas një telefonate nga dhëndri i një gruaje të moshuar, ku dy shqiptarët kishin tentuar të hynin në banesën e saj. Ata nuk mundën të grabisin banesën, por pak momente më vonë kryen një grabitje tjetër. Përveç xhevahireve dhe sendeve me vlerë, ata kanë arritur të grabisin edhe një armë, çka e bënte edhe më të rrezikshëm aksionin e policisë.
Dy hajdutët shqiptarë, të arrestuar në flagrancë, ishin vënë në shënjestër të policisë që prej fillimit të nëntorit, kur për herë të parë mbërritën në provincën e Sondrio duke ngjallur vëmendjen e forcave të rendit.
Ata kishin ardhur me dy vetura në zonë dhe pasi mbërritën sërish disa ditë më parë, vëzhgimi i tyre u shtua. Ndër të tjera, ata dyshohen për dy vjedhje të tjera të bëra vetë më 1 nëntor, këtë herë në Sondrio.
Hetimet ndaj tyre vazhdojnë për shkak se kanë precedentë të mëparshëm për krime ndaj pasurisë dhe shitje të drogës. Ndaj më të riut ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori italian.