Binomit politik Thaçi –Mustafa i ka skaduar afati me kohë...

Diel, 08 December 2019 09:48

Nga Skënder Mulliqi

Patën mjaft pushtetet që u shërbyen me propaganda të cilat ishin më shumë paravan për krim dhe korrupsion, dhe mos zbatim të reformave të cilat kërkohen në fazën e tranzicionit. Por kjo fazë po zgjatë tepër shumë. Sapo kalon një krizë politike, po futemi në krizën tjetër. Dhe të gjitha këto po manifestohen keq karshi të ardhmes së shtetit të Kosovës. Vendit i duhet stabiliteti politik dhe qëndrueshmëria ekonomike e sociale. Me tredhakët e deritashëm politikë, trutharë nuk ndërtohet shteti. Kemi potenciale njerëzore dhe resurse e begati natyrore qe të ecim përpara.

Me gjasë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë ata që po e luajnë lojën e keqe, edhe pas këtyre zgjedhje të cilat u cilësuan shumë të mira.

Por, këta më disa ndihmaqarë të tyre aty për rreth, që interes nuk e kanë Kosovën po fotelën, po na dalin si pengesë e të gjitha proceseve demokratike dhe zhvillimore të Kosovës .Ky binom politik po sillet dhe po vepron sikur Kosovën tua kishte lënë baba. Edhe pas këtyre zgjedhjeve janë duke i ngatërruar punët, më qëllim të degradimit të tyre !

E dimë të gjithë së këta e kanë hallin që t’i ruajnë pozitat e tyre pushtetarë me çdo kusht bashkë më sejmenët që po ju shkojnë mbrapa, së në pyetje janë pasuritë e tyre të paligjshme , të cilat më ardhjen e  Kurtit dhe Vjosës në pushtet, kjo pasuri ka shume gjasa qe do tu konfiskohet.

Nuk ka së si të shpjegohet ndryshe e gjithë kjo rezistencë e tyre për të përfituar në kohë, për ta futur vendin sërish në spiralen e krizës së thellë politike dhe institucionale. Prunë që të dy vendime politike që e dëmtuan Kosovën, me ide të politikave retrograde të ish-sistemit komunist. Mjaft i mbajtën qytetarët në iluzione dhe në premtime të rreme. Nuk patën forcë e as dije strukturat e deritashme pushtetarë që t’i avancojnë as interesat gjeopolitike të Kosovës në rajon dhe me gjerë. Nuk ka popull në Evropë që nuk është duke e shfrytëzuar kohën. Shqiptarët po i ndjek fati i keq historik më udhëheqje të dobëta, më udhëheqje renegate. Nuk kemi mbetur rastësisht vendi më i prapambetur dhe me i izoluari në Evropë. Kanë zhvilluar bisedime dhe u janë gjunjëzuar një paramilitari e krimineli siç është serbi, Aleksanadër Vuçiç, i cili së fundi e tha hapur se Masakra e Reçakut ishte inskenim. A nuk është ky fakt dhe shumë e shumë fakte tjera të mjaftueshme që bisedimet mos të vazhdohen më kriminelin e taborit të Vojsllav Sheshelit e të nënshkruhen marrëveshje siç u nënshkruan nga Thaçi e Musftafa, më shumë në dem të Kosovës së sa në dobi.

Kosova votoi kësaj radhe për ndryshime pozitive. Prandaj, askujt si lejohet që vota e sovranit të nepërkëmbet, o zotëri të nderuar, që moti u ka skaduar afati...Ju i keni vu qytetarët në shkopin e lypsarit.

Vendin nuk keni takat ta mbani peng të interesave tuaja përgjithmonë! Ikni nga skena politike së nuk jeni të denjë për të...!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...