Guardia di Finanza ka kapur dhe sekuestruar 300 kg kanabis sativa, e cila vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacionin krahinën e Puglias.
Gjatë një kontrolli rutinë në vijës bregdetare, GDF ka vënë re një skaf të dyshimtë që vendosin ta kontrollonin. Në bordin e skafit, efektivët italianë gjetën 186 pako të mbështjella me celofan, brenda të cilave ishte vendosur marjuhana.
Efektivët italianë, arrestuan shqiptarin që drejtonte skafin pasi akuzohet për posedim dhe kontabandë lëndësh narkotike. Sipas përllogaritjeve, nëse droga do të arrinte tregun do të kapte shifrën e 4 milionë eurove.