Nga Skënder MULLIQI
Po të bëhët ndonjë hulumtim serioz, sigurisht së ne shqiptarët do të zënim vendin e parë, si popull pa parime, si njerëz që më shumë e dojmë pushtetin së nënat që na kan lindur.Kjo u vërtetu tashme.
Kur të gjithë menduam së e gjetëm qelësin e kthimit të proceseve negative për së mbari, të këtyre 20 viteve, po na ndodhe më gjasë edhe një mashtrim i radhës, e ne po bëjmë sehir në vend të reagimeve
të fuqishme, së vota nuk është hajgare siq po bëhët nga dy taborrët VV-LDK.
Sipas rrjedhave të ngjarjëve nuk ka kush që po iu delë para apetiteve për pushtet, duke lënë mbrapa sërish interesin e shtetit dhe të kombit . Sa zhagitja e panevojshme për ndarje të posteve po behët që dy muaj, thua së këto poste këta yryshnik, i kan të përjetshme si në komunzem.Unë thëmë së edhe nese kjo qeveri do të harnohet pas këtyre shtyrjeve të panevojshme, qysh tash pa u formuar,po e humb legjitimitetin,
dhe nuk do të këtë jetëgjatësi.Po shihet së aptetitet për poste ,dhe privilegje biznesore e partiake... , janë duke dominuar, kur populli votojë për ndryshime serioze. Po të ishin serioz dhe po ta shikojshin situatën politike dhe ekonimike seriozisht, LVV dhe LDK do të vepronin pa asnjë pengesë për ta formuar qeverinë e shpresës si u quajte më të drejtë.Po shihet së gjenerata e vjetër në politikë, nuk kan mundësi ti ndryshojnë qendrimet e tyre të dalura boje më ka krejtë. Ata për ti ruajtur pozitat e tyre më çdo kusht, që lidhen më ruajtën e bizneseve të shumta, po me vetëdije ose edhe pa te, nuk po dojnë të na largojnë nga rruga qorre , në të cilën e kan futur vendin. Mustafa, Qosja e ndonjë tjetër, nuk na duhen për president të ardhshem të Kosovës. Kosova ka nevojë për president koncensual. As presidenti Thaçi nuk u tregua së është president i unitetit , për çka edhe është i thirrur. Bëri gabime politike, të cilat na dëmtuan, sidomos në bisedimet më Serbinë. Përfolja e gjatë në opinion për shkëmbime territoriale, që në fakt është ndarje mbi bazat etnike, prodhuan
edhe më shumë krizë politike dhe çarje të thella të spektrit politik .
Klika e vjetër e cila ka lëshuar rrenjë, nuk është duke u treguar kooperuese dhe as objektive së Kosova mund të futet në rrezik, nga armiqët të cilët kan mbetur duke i ferkuar duart, së vonimi në formimin e organeve të reja , shumë ju hyn në punë, për t'i realizuar skenarët e ërreta karshi Kosovës , dhe shqiptarëve .Këtë e tha edhe miku yne , Eliot Engel “Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës” . Definicion më të mirë nuk mund të këtë.Amerika bashkë më aleatët e saj Perëndimor, ishte dashur të intervenojnë që të bëhet ky koalicion, madje pa i pyetyr fare, edhe pse nuk është demokratike.Kjo kokëfortësi e kësaj skene të degraduar politike, nuk po dinë çka është demokracia, jeta pluraliste dhe as nuk po dinë se çka është shteti! Kam qenë dhe jam i bindur së populli po të kishim
ndonjë subjekt të ri politikë më njerëz që kan dije dhe kreativitet politik, nuk do t'i kishin votuar këto struktura që po na fusin për qëllime përsonale në kriza përmanente politike, institucionale, ekonomike, morale ... deri të rrezikimi i Republikës.Kjo sjellje e mbrapsht sigurisht së nuk do t'u falët, nese sërish na ndodhin zgjedhjet. Qytetarët nuk di çfare motivi kan për të dalur ne zgjedhje, dhe kujtë ti japin më votën , kur ajo nuk po respektohet, kur po tallët më popullin, duke i konsideruar si "budallenjë" apo së di çka dreqin janë duke menduar...
Tek e fundit po kush janë këta që nuk po preken as më llullë të kamishit, e nuk kane itibar as të gratë e veta...? Medet për ne, në kënd kemi mbetur, jo krejt pa fajin tonë...!