Kërkohet nga Rama anulimi i samitit për "mini-shengenin"

Diel, 15 December 2019 17:44

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arsyeve tjera, partitë politikë në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe të anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore për të themeluar të ashtuquajtur "mini-shengenin" Ballkanik.

Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK thonë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u shpreh për KosovaPress, kundër takimeve të tilla, veçmas tash kur haptas mohohet gjenocidi i kryer në Kosovë nga Serbia.

Kundër këtij bashkëpunimi rajonal u shpreh edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, i cili thotë se fillimisht Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet.

E ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, deputeti i zgjedhur, Memli Krasniqi duke kërkuar anulimin e samitit në Durrës, thotë për KosovaPress, se qasja e shtetit shqiptar duhet ndryshojë karshi Serbisë, pasi në këtë formë duke mohuar krimet, nuk mund të shkohet përpara.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini kërkon reagim nga të gjitha vendet mike të Kosovës për mohimin e masakrës së Reçakut, teksa thotë se deklaratat e tilla duhet të ndërpresin çfarëdo bashkëpunimi mes shteteve.

Tentimet për formimin e një "mini-shengeni" Ballkanik kanë filluar para rreth dy muajve, ku fillimisht tre liderët, Vuçiq-Rama-Zaev janë takuar në Novi Sad të Serbisë,  pastaj në Ohër të Maqedonisë Veriore. Kurse është paraparë që më 21 dhjetor të takohen në Durrës të Shqipërisë.

Kjo iniciativë është duke u parë si e rrezikshme për Kosovës si në aspektin politik, ashtu edhe ekonomik./KosovaPress/

CHECK THIS OUT
Modifikuar më Diel, 15 December 2019 17:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...