Tre shqiptarë janë arrestuar për vrasjen e një polici në Mal të Zi, një ngjarje që ka tronditur vendin fqinj.
Për ngjarjen e rëndë janë arrestuar Nurie Hasanaj, 67 vjeç dhe dy djemtë e saj, Luan dhe Lulzim Hasanaj (43 dhe 49 vjeç).
Edhe pse ata e kanë mohuar akuzën, Luan Hasanaj akuzohet se ka qëlluar për vdekje policin Milutin Lekoviç.
Sipas gazetës Vijesti, Luani tentoi të vriste edhe kolegun e Lekoviçit, Alexander Kilibard, por i ngeci pistoleta.
Pasi policët i futën në makinë të tre, shqiptarët shkëmbyen disa fjalë në shqip. Më pas Luani qëlloi Lekoviçin pas koke.
Një burim tha se Kilibard nisi të përleshej me shqiptarët dhe Luani i ktheu pistoletën drejt tij, por arma ngeci.
Ata mundën të arratisen dhe oficeri i policisë mbeti duke ndihmuar kolegun e plagosur rëndë. Për fat të keq, ai humbi jetën.
Shqiptarët u arrestuan në tentativë për t’u larguar në Kroaci. Mediat malazeze thonë se Luani e nxori armën nga çanta e nënës. Ndërkohë më herët u mësua se dy vëllezërit kërkoheshin në Shqipëri për vrasje dhe tentativë vrasje.
Autoritetet kanë bërë thirrje për dënim të përjetshëm pas vrasjes së policit.