Mustafa: Marrëveshje e balancuar, jemi në pozita të barabarta

Hënë, 23 December 2019 21:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të lexojë qartë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje të balancuar për qeverisje. Sipas kreut të LDK-së, dy partitë janë gati të barabarta, dhe për këtë arsye në arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës duhet të përfshihen gjitha postet institucionale, përfshirë postin e Presidentit. Deklaratat i bëri me rastin e 30-vjetorit të themelimit të LDK.

“Ne besojmë se edhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të lexojë qartë rezultatet dhe të pranojë se jemi subjekte gati të barabarta që kemi dal nga zgjedhjet. Me një diferencë prej një deputeti për të cilin ne jemi pajtuar që parimisht pozita e Kryeministrit t’i takojë partnerit tonë që nga hyrja në fushatë në këto zgjedhje”, tha Mustafa.

Posti i Presidentit është ai që po pamundëson krijimin e një qeverive mes LDK dhe Ventëvendosjes. Duke kujtuar historikun e partisë që nga koha e para luftës, Mustafa thotë se nuk e meritojnë presionin publik dhe mediatik. Përballë situatës së krijuar, ai i bëri thirrje partisë për unitet dhe tejkalim të ambicieve personale.

“LDK ka nevojë për unitet që ambiciet personale dhe diversitetin natyror të mendimeve duhet të kalojmë ndryshe, e jo përmes përçarjeve brenda subjektit tonë”, tha ai. Në jubileun e 30 të themelimit të LDK-së, Mustafa kërkoi edhe zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të kësaj partie, ku tha se zbardhja e rasteve është borxh dhe detyrim për të ardhmen e Kosovës.

Modifikuar më Hënë, 23 December 2019 20:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...