Nga Skënder MULLIQI
Edhe pas 20 vitësh ende nuk mund të flasim së patem unitet politikë në Kosovë.Ne fakt pak dalluan pushteti dhe opozita. Na mungojë kreativiteti , gjuha e përbashkët politike për çështje të rëndësishme të karakterit shtetëror e nacional.Kjo politikë e jona nuk kishte dinamikë, nuk u tregua politikë vizonare. Kishim politikë prolonguese, politika përfituese ... Na ndodhën gjithë farë manovrimesh madje destruktive .Nuk u angazhue kush për një frymë politike konstruktive. Zënkat dhe akuzat e ndërsjella ,na përcollën gjatë kësaj përiudhe, duke humbur kohë të rëndësishme , për avansimin e proceseve demokratike dhe proceseve tjera zhvillimore ... Ne të vërtëtë pushtetet nga rëndësia e tyre nuk na ofruan gadi asgjë.Nuk i përbushën as detyrimet elementare të qytetarëve, nga të cilët edhe e fituan besimin.U tregua politikë diletanteske ,madje pamë edhe politike recidiviste.Njerëzit në krye të partive politike dhë në krye të shtetit nuk ishin të zotët të rezonojnë së për çka në fakt do të thotë të jesh në pushtet.Me shumë pushteti u kuptue si pushtet i një partie të caktuar politike, së sa pushtet për të gjithë qytetarët. Nuk u projektua asgjë për të ardhmen.Secili që erdhë në pushtet, bëri çka deshirojë .Kaluam tashmë shumë palë të zgjedhje , të cilat nuk na sollën alterantiva të reja, që don të thotë, së nuk na sollën asgjë të re në këtë nën diell... Jemi bërë pjesmarrës i një cirkusi të formimit të pushtetit në nivel qendror tash e më shumë së dy muaj.Nese kësaj i thonë demokraci, atëherë ai sistem kan rënë në qorrsokak. Nese ka pasur një marveshje për koalicion nga VV dhe LDK dhe është mbajtur fshehtë për opinion , kësaj nuk i thojnë asgje veqëse-turp.Ne sistemin demokratik pluralist të qeverisjës nuk bëhën gjera të tilla.Kjo mund të ndodhë në sistemin autokratik komunist .Kjo mbetet të shihet neser më datë 26 dhjetor, kur mbahet edhe mbledhja konstituive. e Kuvendit. Ose kjo më mirë të shprehem është formë e konsititumit të organeve sipas logjikës ballkanike, kur nuk dihet krejtë së kush me kënd dreqi është, dhe kush kunder kujt është.E dihet së sa të rëndëishme janë programet partiake, në këto raste.Politikanët tanë jo që vetë nuk janë të përgatitur për sfidën e quajtur-shtet, e mos të flasim për këshilltarët e tyre që janë mediokritete. Dhe, si kjo shoqëri ka mundësi të bëjë hapa përpara, më këta njerëz të politikës të operuar nga dija.Shoqërisë së prosperuar i nevoitën ekonomistë të zot,i nevoiten talentët e ri më profesione përkatëse profesinale. Vendit i duhen institucine të mirfillta të dijës, e jo institucione për prodhimin e analafabeteve. Kuodrot e forta po ikin jashtë dhe atje po mbesin.E në padrejtëisht po mbesim në nivelin e shtetëve koloniale? Çka është duke u bërë më shkancat ekzakte?Asgjë. Kosovës nuk i duhen asgjë ata politikanë dhe njerëz të cilët e "mbledhin kajmakun". Në të vërtetë neve, nuk na duhen akademikët dhe as dija, së në këto raste politikanët që i kemi do të humbaseshin në "madhështinë e tyre "...!