13 ditë për Albin Kurtin: Marrëveshje me LDK-në, qeveri e pakicës apo zgjedhje të reja?

E mërkurë, 22 Janar 2020 08:31

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re – mbi 110 ditë pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Afati kushtetues për formimin e qeverisë ka filluar të rrjedhë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka edhe 13 ditë kohë për formimin e qeverisë.

Kurti, përmes një video-mesazhi, dje ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje, shkruan lajmi.net.

Në këtë video të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ia ka bërë të qartë LDK-së, se Glauk Konjufca i propozuar pa marrëveshje me LDK-në por i votuar nga këta të fundit është kryeparlamentar dhe se qytetarët kanë nevojë që të kenë një qeveri të re ashtu siç e kanë dëshiruar.

Ai po ashtu theksuar se, propozimin e tij për mandatar për kryeministër ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi, pa ndonjë marrëveshje me LDK-në.

Por, po ashtu Kurti ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pranuar ofertën e fundit të LDK-së për bashkëqeverisje, por i ka bërë thirrje që të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Ndërsa sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë, për të dalur me qëndrim zyrtar pas saj.

Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa është shprehur pas mbledhjes se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen ose të konstatoht se nuk do të ketë marrëveshje.

“Mbesim të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve, ne do ta respektojmë këtë, dhe mendoj që marrëveshja duhet të qet në pah një marrëveshje të balancuar. Ne kemi dhënë një propozim dhe mendojmë që vendvendosja duhet ta trajtojë më vëmendje, dhe deri në fund të kësaj javë të kemi një përgjigje. Ne me Kurtin kemi qenë në komunikim, por qëndrimi jonë është në moment që ulemi ta bëjmë marrëveshje, ose që kontaktet tona të japin rezultate”, ka thënë Mustafa.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të formojë qeverinë pa Lidhjen Demokratike të Kosovës nëse këta të fundit e votojnë atë për kryeministër.

Po ashtu, edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur të gatshëm të votojnë Kurtin për kryeministër nëse nuk arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së bashku.

Të dyja këto subjekte politike kanë pozicione të betonizuara dhe shprehin ekstremisht gjuhë polarizuese sa i përket ndarjes së pozitave në qeverinë e përbashkët.

Propozimi i Glauk Konjufcës për kryeparlamentar dhe votimi i tij nga LDK-ja, ka komplikuar edhe më tepër negociatat për koalicion midis këtyre dy partive, pasi pozita e Kryetarit të Kuvendit sipas marrëveshjes parimore do t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë situatë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin e rritur të ministrive dhe ka kërkuar postin e kryeparlamentarit deri në kohën kur votohet presidenti dhe pastaj t’ia kthejë përsëri Vetëvendosjes.

Posti i presidentit është kërkesë eksplicite e Lidhjes Demokratike e Kosovës, kërkesë kjo me të cilën assesi nuk pajtohet Lëvizja Vetëvendosje.

Ndarja e barabartë e ministrive, në rastin kur kryeministër do të jetë Kurti dhe do t’i ketë, një zëvendëskryeministër dhe 5 ministri, ndërsa LDK do të ketë kryeparlamentarin, një zëvendëskryeministër, propozimin për presidentin dhe 5 ministri është marrëveshja më e përfolur, por këtë e ka pamundësuar Vetëvendosje me zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar rritjen e numrit të ministrive ku LDK do të përfitonte një ministri ndërsa një tjetër do ta merrnin pakicat, por kjo ofertë është konsideruar jo-serioze nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sot, kur kanë mbetur edhe 14 ditë nga mbyllja e afatit ligjor për formimin e qeverisë, marrëveshja midis këtyre dy partive nuk duket të jetë as afër.

Tri mundësitë e vetme në gjendjen e tanishme janë: 1. Marrëveshje eventuale midis LDK-së dhe VV-së ku Glauk Konjufca dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit, Albin Kurti formon qeverinë me 10 ministra të Vetëvendosjes dhe votohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ose Kosova shpall zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Marrëveshja eventuale midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje duket e pamundur pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk është deklaruar rreth kësaj çështje prej që kur është në postin e të parit të Kuvendit dhe nuk ka dhënë shenja se mund të dorëhiqet.

Formimi i qeverisë nga Albin Kurti pa Lidhjen Demokratike të Kosovës por me votat e kësaj të fundit nuk është mohuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, por se sa do të ishte funksionale një qeveri e pakicës njohësit e çështjeve politike kanë hedhur mjaftueshëm dyshime.

Që Kosova që shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme është përmendur shpesh, por kjo sipas njohësve të politikës do të dëmtonte rëndë vendin politikisht dhe ekonomikisht.

Mbetet të shihet në 14 ditët e ardhshme nëse Albin Kurti do të gjejë alternativën për formimin e qeverisë ose pas kësaj, do të rrjedhë edhe një afat tjetër ligjor prej 10 ditësh si mundësi e dytë që Kurti ta formojë qeverinë.

Pas këtyre dy afateve kushtetuese, në rast se nuk formohet qeveria, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...