Grenell: Kosova të heqë tarifat - Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve

E Enjte, 23 Janar 2020 19:11

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të enjten se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t'i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në fillim të javës mori mandatin për formimin e qeverisë së Kosovës dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

 

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, tarifa prej 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës", tha ambasadori Grenell, duke nënvizuar se këtë mesazh do të transmetojë edhe në Beograd ku pritet të qëndrojë të premten.

 
 

Welcome back to Ambassador Grenell, Special Presidential Envoy, who will be meeting with political leaders and members of the business community today.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
 
See U.S. Embassy Pristina's other Tweets
 
 

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Diplomatët presin që qeveria e re e Kosovës të pezullojë tarifat për t'u hapur rrugën bisedimeve.

Por, Kosova ende nuk ka një qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme të tetorit të vitit të kaluar.

 

Ambasadori Grenell tha se nuk do të përfshihet në procesin e ngritjes së qeverisë, por është i përkushtuar për zhvillimin ekonomik. krijimin e vendeve të punës dhe sjelljen e bizneseve evropiane dhe amerikane në Kosovë.

 
 

I welcomed Ambassador @RichardGrenell @LVetevendosje offices today, together with the speaker of Kosova's Assembly Glauk Konjufca and MP Fitore Pacolli. We discussed the urgent need to focus on economic development and opening up opportunities for employment.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
 
56 people are talking about this
 
 

Zoti Grenell i cili arriti të mërkurën mbrëma në Kosovë, tha se "presidenti Donald Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa, jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë këtë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik".

Ai po qëndron në rajon pak ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...