Këshilli i Ambasadorëve uron 12 vjetorin: Kosova e pavarur arritja më e madhe e kombit pas shpalljes së pavarësisë

Tuesday, 11 February 2020 16:02

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në një deklratë bërë publikë gjatë ditës së sotme ka uruar popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në dymbëdhjetë vite të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, Republika e Kosovës ka arritur suksese të ndjeshme, si në avancimin e brendshëm politik dhe ekonomik, ashtu dhe në forcimin e pozitës së saj në arenën ndëkombëtare”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Ja deklarata e plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kosova e lirë dhe e pavarur është arritja më e madhe e kombit tonë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe një hap madhor drejt forcimit të faktorit shqiptar në rajon. Pavarësia e Kosovës përbën një kontribut thelbësor për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në dymbëdhjetë vite të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, Republika e Kosovës ka arritur suksese të ndjeshme, si në avancimin e brendshëm politik dhe ekonomik, ashtu dhe në forcimin e pozitës së saj në arenën ndëkombëtare.

Vlen të përmendet veçanërisht se Kosova është bërë shëmbull në rajon, për sa i përket garantimit të standardeve më të larta për mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të pakicave etnike.

KASH kujton se pavarësia e Kosovës u shpall pas një procesi të gjatë dhe shterues negociatash, të drejtuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në bashkërendim të plotë me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, sikurse përcaktoi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në opinionin e saj këshillimor të vitit 2010.

KASH mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjelltë të të dy vendeve. Në këtë kuadër, KASH mirëpret përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

KASH konsideron se angazhimet e vazhdueshme agresive të Serbisë për të sabotuar pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, jo vetëm që bien ndesh me frymën e dialogut, por nuk i shërbejnë askujt dhe janë burim tensionesh të vazhdueshme.

Rezultati i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, duhet jetë në përputhje me parimet për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruara edhe në dokumentet e Grupit të Kontaktit, dhe Pakon e Ahtisarit. Kjo nënkupton që dialogu për normalizmin e marrëdhënieve të fqinjësisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të ketë për pikënisje parimin e garantimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe karakterit shumëetnik, siç përcaktohet me kushtetutën e vendit, si dhe garantimin e funksionalitetit shtetëror dhe demokratik të Republikës së Kosovës.

KASH gjykon se vetëm përvijimi i një qasjeje të tillë nga të gjitha palët, garanton paqen dhe stabilitetin afatgjatë, si dhe integrimet Euro-Atlantike të rajonit tonë.

KASH beson se klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë do të dijë të jetë në lartësinë që kërkon situata e tanishme dhe do të punojë e bashkuar, në funksion të interesave madhore të kombit dhe të sigurisë, stabilitetit dhe frymës Euro-Atlantike në Ballkanin Perëndimor.

Duke uruar dhe një herë festën e madhe të Kosovës, KASH shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata, që me sakrifica të panumurta, e bënë të prekshme ëndrrën e bukur të Kosovës së lirë e të pavarur. Mirënjohja shkon dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, në mënyrë të veçantë SHBA-së dhe vendeve të BE, që e kanë mbështetur dhe e mbështesin konsolidimin e pandalshëm të shtetit më të ri të Evropës.

Image

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Politikë

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Italia dhuron një shumë të madh për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian...

U gjet i lidhur dhe me katër brinjë të thyera, shqiptarët vjedhin dhe rrahin brutalisht italianin

Kronikë

U gjet i lidhur dhe me katër brinjë të thyera, shqiptarët vjedhin dhe rrahin brutalisht italianin

Katër shqiptarë u arrestuan për grabitje ndaj një 85-vjeçari në Lignano, në mbrëmjen vonë të së enjtes Shqiptarët aktualisht mbahen në burgun e Udine. Viktima e sulmit është shtetasi italian, Giuseppe Spartà...

E frikshme! Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Globi

E frikshme! Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 1 mijë e 800...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!