Rreziku për Serbinë është shpresa për Kosovën!

Diel, 16 February 2020 22:54

Nga Shefqet Bruka

Me 5 Tetor 2019 në një status në fb krahas të tjerave pata shkruar:
- Mendoni për një moment në Bruksel, në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi ku nga njëra anë kemi Vjosën dhe Albinin pa afera korruptive, krenar për luftën dhe pa gabime nga lufta, mbi të gjitha krenar për lëvizjen paqësore shtetformuese dhe revulucionare për mbrotjen e ceshtjeve kombëtare dhe nga ana tjetër Beogradi me presidentin dhe ministrin e jashtëm që vijnë nga brezi i Miloshoviqit, të zhytur kokë e këmbë në krime ndaj shqiptarëve dhe të çarmatosur nga çdo lloj arme apo instrumenti shantazhues.

Miq! Sot nuk ka nevoj të mendoni por ndiqni me kujdes zhvillimin e ngjarjeve!

Fatmire Mulhaxha Klloçaku (Deputete dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe nënkryetare e VV) paraqet në statusin e saj fb një citat të një analisti serb:
- Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së.

Miq! Lexoni me kujdes të dy citimet apo të dy statuset dhe nxirrni konkluzionet. Lexojeni, lexojeni dhe vetëm pasi ta lexoni deri në fund, me kujdes e në përmbatje Fatmiren do ta kuptoni se çfarë problemi, shqetësimi dhe rreziku të madh ka krijuar për Beogradin zgjedhja e Albinin kryeministër dhe udhëheqës i bisedimeve.

- Fatmira pa u lexuar në përmbatje e deri në fund u sulmua menjëherë nga një ushtri e tërë mercenarësh, horrash, të korruptuar dhe kriminel. Kjo ushtri spiunësh dhe argatësh të Beogradit problemin dhe shqetësimin e madh të tij po përpiqen ta mbartin në Kosovë. Epitetet e përdorura më sipër i plotëson më së miri Thaçi i vetëquajturi “Gjarpëri” i cili merr guximin e pyet Fatmirën: Çfarë krimi ka bërë UÇK-ja? Që në vitin 1988-99 kam qenë dhe vazhdoj ta konsolidoj bindjen se gabimi më rëndë, më kriminal dhe që do ta shoqëroj gjithë jetës UÇK-në është pranimi e gjarpërit në të rradhët e saj, uzurpimi nga ana e tij e drejtimin të saj, shkelja e marrëveshjes së OSLO-së, shkruarja dhe shpërdarja e komunikatave në emër të saj, urdhërimi dhe vrasja e dhjetra burrave trimave, patriot dhe intelektual të LDK-së.

- Me të drejtë analisti politik Nexhat Haziri në statusit e tij në fb “Mos e gjykoni deputeten Kollçaku, ajo e tha vetëm një të vertetë” shtron pyetjen: Kush i vrau 100 aktivistë të LDK-së, gjatë dhe pas luftës, e sa e sa të tjerë u maltretuan në të ashtuquajtrat “qendra të ndalimit” (burgjet)?

Ai që përbën sot rrezik për Serbinë është shpresa për Kosovën si në raport me bisedimet ashtu dhe në vendosjen e drejtësisë në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...