Cila do të jetë rrugëdalja nga kriza politike në Kosovë?

Hënë, 30 Mars 2020 19:01

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ritheksoi të hënën se vendi ka nevojë për një qeveri të stabilitetit, unitetit dhe të jetë gjithëpërfshirëse.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një komunikate pas takimit me diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë me të cilët, siç thuhet, i informoi për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të qeverisë së Kosovës javën e kaluar.

Në komunikatë ai citohet të ketë thënë se do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e saj dhe detyrat e tij si president i Kosovës dhe se gjatë javës do të ketë këshillime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur.

Sipas tij Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik, thuhet në komunikatë.

 
 

In a meeting w/ Quint Ambassadors emphasized that after consultations w/ political parties I will take all the steps, as per Constitution, to move forward following the no-confidence motion for the government. Throughout the process a priority remains coping w/ pandemic.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
 
51 people are talking about this
 
 

Paralajmërimet e tij për këshillime me partitë politike për formimin e qeverisë së re, janë kundërshtuar nga lëvizja Vetëvendosje e cila i sheh ato si shenja të “përpjekjeve të tij jo kushtetuese”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve pas pandemisë së coronavirusit.

Në një postim më të gjatë në rrjetet sociale ai shkroi “Porsa të mbarojë pandemia Covid-19 – të cilën duhet ta luftojmë të gjithë bashkë duke mbështetur dhe ndihmuar e jo duke penguar a sabotuar qeverinë në detyrë – ne duhet të zbresim te populli si burim sovraniteti, për zgjedhje të reja, të lira e demokratike”.

 

Më 25 mars, parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, i cili u hodh nga Lidhja Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Por, po ashtu sipas Kushtetutës, “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Presidenti Thaçi, i cili javën e kaluar tha se do të përqendrohet që mos të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të shpërndahet parlamenti, po i referohet shpjegimit të parë të Kushtetutës kur “posti i kryeministrit mbetet i lire”.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti shkroi se “Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Këtu, folja jokalimtare ‘mund’ nuk është ajo e një mundësie subjektive të zgjedhjes, por e lejes për të proceduar nga një autoritet. Nuk është e rastësishme që në versionin në anglisht të Kushtetutës sonë, fjala ‘mund’ nuk është ‘can’ por ‘may’. Së këndejmi, neni 82.2 është dispozitë e lejimit dhe jo e përzgjedhjes”, shkroi ai, duke ju referuar faktit se në vitin 2010 dhe në vitin 2017 qeveritë në Kosovë u rrëzuan me mocion mosbesimi dhe në të dyja rastet u organizuan zgjedhje të jashtëzakonshme.

Prokuroria interviston kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, është intervistuar nga prokuroria nën dyshimet “për nxitje të përçarjes dhe mos durimit”.

Në një njoftim të prokurorisë në Mitrovicë, thuhet se ajo “ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet në Kosovë ka deklaruar se “presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Deklarata e zotit Bahtiri nxiti shumë reagime pas të cilave ai shprehu keqardhjen “që një deklarim i imi sot është nxjerrë nga konteksti, pikërisht nga ata që kanë shtyer përpara agjendën e shkaktimit të krizës qeveritare dhe institucionale në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit COVID-19. Prej se jam në politikë gjithmonë kam bërë ftesa për qetësi të qytetarëve dhe për zgjidhje të problemeve politike me dialog. Prapë vazhdoj me një kërkesë të tillë dhe kushdo që i jep kahje tjetër deklarimeve të mia, le ta mbanë përgjegjësinë vet”, shkroi me tjerash ai.

 

Ish zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike, shkroi të hënën se “partitë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga Presidenti, i cili është i obliguar të përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e qeverisë së re”.

Sipas tij, në ato këshillime, partitë politike duhet të vendosin për njërën nga këto dy mundësi: “E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate. Rrugë tjetër nuk ka. Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik”, shkroi ai.

 

Njohësi i çështjeve kushtetuese, profesori Vigan Qorrolli, tha për Zërin e Amerikës se procedurat e ndjekura nga presidenti Thaçi pas dorëheqjes së ish kryeministrit Ramush Haradinaj, janë praktikë tashmë e vendosur kushtetuese të cilës presidenti nuk mund t’i shmanget kësaj radhe.

“Mocioni ishte i suksesshëm për zotin Kurti dhe sipas frymës kushtetuese, praktikës të mirë të etabluar deri më tash dhe vet përdorimit të saj nga zoti Thaçi, ai do të duhet në kuptim shkresorë, me një letër t’i drejtohet zotit Kurti, që është fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe t’i kërkoj një emër të ri dhe kjo është germa dhe shkronja e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, t’i kërkoj një emër të ri, sepse këtu nuk mund të jetë për herë të dytë zoti Kurti kryeministër. Nëse eventualisht ai nuk ka një emër të ri, do të duhet gjithashtu që zoti Kurti me shkresë t’i përgjigjet që nuk mund ta formojë një qeveri të re dhe mund t’i lëshojë rrjedhimit pe një partie tjetër. Vetëm atëherë mund të aktivizohet zoti Thaçi si president, si garantues i unitetit të popullit, të mbledhë të gjitha partitë politike dhe të kërkojë një emër të ri, të përshtatshëm dhe të bindet se mund ta formojë shumicën”, tha zoti Qorrolli.

Vigan Qorrolli
Vigan Qorrolli

Ai thekson se caktimi i një mandatari të ri nuk ka afat të caktuar kohor dhe rrjedhimisht situata mund të zvarritet deri në krijimin e rrethanave të reja për organizimin e zgjedhjeve.

“Vetëm nëse zoti Kurti heq dorë nga mandatari i dytë atëherë mund të aktivizohet neni 95.5 por në këtë situatë më e pranueshme dhe ne gjykimin tim është aplikimi i nenit 82.2 qysh është përdorur në vitin 2017. sepse presidenti duhet të bindet se kjo shumicë nuk mund të krijojë, ky parlament, këta deputet e zgjedhur nuk mund të krijojnë një qeveri të re, sepse ka humbur mosbesimi mes palëve dhe vetëm atëherë mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha zoti Qorrolli. VOA

Modifikuar më Hënë, 30 Mars 2020 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...