Nga Skënder MULLIQI
Lufta në Kosharën Legjendare , do të mbetet data më e ndritur e historisë së re të shqiptarëve.Për herë të parë i thye kufiri shqiptaro-shqiptarë ,pas 50 vitësh të okupimit nga Serbia .114 dëshmorët dhe heronjët e Kosovës, në krye më Sali Çekaj, Agim Ramadani më shokë , janë sublimimi më i mirë i vlerave për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Në luftën e Kosharës armiku serb pësojë humbjën më të madhe. Edhe vet serbët që ikën nën bisht nën shalë, luftën në Koshare e cilësuan si një Vietnam i vërtetë.Tashmë kan kaluar 21 vite.Shumë natyrisht. Por, do të kalojnë edhe shumë vite tjera , edhe decenie dhe Kosharja kurrë nuk do të harrohet nga shqiparët.Nuk do të harrohen të vrarët e as të gjallët , së janë historia jonë e lavdishme .
Nuk mund të harrohen as komandantët e gjallë si, Rrustem Berisha, Anton Çuni, e të tjerët. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill 2008, i ka rrënjët në 9 prillin e krenarisë së Kosharës.Dhe, më të drejtë kjo datë po quhen ”Ditët e Shqipës”.”Ditët e Jo Shqipës” janë këto 21 vite në liri nga kjo klasë politike që amanetin Tuaj nuk e dërguan në vend, keqpërdorën më të madhe pronën shoqërore …!
Po më vjen vështirë lexues të ndëruar në këtë përvejtor të kësaj ngjarje të lavdishme , të shkruajë këto radhë, por a ka gjë më të tmershme së Kosova, të bie në këtë deregje kaq të ligë !
Të rënët nuk luftuan për poste e parti politike, por luftuan që Kosova të frymon lirshem , që Kosova, të jetë atdheu ynë i përbashkët?!
Ky përvjetor i rënjës së juaj heroike , po e gjënë Kosovën e katandisur më pandeminë e koronavirusit si të gjithë globin. Por, sigurisht së më e keqe së kjo zezonë e kohës, janë koronavirusët e politikës ,të cilët na u ka ngjitë si rriqna për trup që shumë kohë, e nuk ka kush qe i shkoqë . Po të ishit gjallë e ta shikoni këtë klasë politike , së si po luftojnë për pushtett!
Turpi i Zotit!
Pikërisht në këtë kohë epidemie kur të gjithë do të duhet të ishim të bashkuar , këta janë ndarë e përqarë !
E rrëzuan qeverinë e shpreses në kohë epidemie! Këtyre nuk ju ka mbetur respekt të populli i vet. Na prrallisen më ka krejtë edhe para botës demokratike…!