Mustafa: Me masat drakonike të Kurtit, s'ka paketë financiare që e shpëton Kosovën

Tuesday, 14 Prill 2020 14:05

Kryetari i LDK në Kosovë, Isa Mustafa i ka konsideruar "drakonike", vendimet e fundit të qeverisë Kurti në detyrë për izolimin e Kosovës ndaj koronavirusit nga data 15 prill deri më 5 maj, vendime me shumë kufizime e gjoba.

Mustafa në një mesazh në Fb ka ngritur shqetësimin se paketa financiare që kërkohet të miratohet nga parlamenti i Kosovës nuk do të funksionojë me këto masa kaq të rrepta: " A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dalin nga shtepia?! Apo kemi hequr dorë nga tokat tona!"ka shtuar ai mes të tjerash.

""Të dashur qytetarë - shkruan Mustafa. - Do të kisha dashur që sot me ju së bashku të shpreh miradinë për punën që e bëjnë organet shtetërore dhe qytetarët në betejën e përbashkët për ta përballuar COVID-19. Poashtu, të respektohet thirrja e Kryesisë së ASHAK që të lëmë anash luftën politike dhe të bashkohemi në betejën për të ruajtur jetë njerëzish. Do të dëshiroja të krenohem me punën e ministrave të LDK-së që kanë mbetur në Qeverinë në detyrë me mision të parandalimit të kësaj Pandemie

Është pritur që Qeveria në detyrë të segmentojë zonat e krizës dhe të rregullojë lëvizjen e qytetarëve në ato pjesë, sepse të gjithë jemi të interesuar ta mposhtim Pandeminë. Jo të kamuflojë gjendje të jashtëzakonshme në tërë tërritorin përmes Ministrit të Shëndetësisë.

Vendimet që Kryeministri në detyrë na i lexoi mbrëmë në “natën historike” përmes gojës së Ministrit të Shëndetësisë, janë shqetësuese.

Ato kapërcejnë çdo kufi të një shteti demokratik.

Sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë me të drejta të garantuara kushtetuese. Qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar. Ajo nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministritë e caktuara janë bërë vet ligji. Deputetët, si përfaqësues të popullit, do të mund të shkojnë në Kuvend, vetëm kur ua lejon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Ministrat e LDK-së mbesin anash.

Deputetët sot do duhej ta thonë fjalën e tyre. Jo për pako financiare. Por për uzurpimin e shtetit nga Qeveria në detyrë.

Unë nuk dyshoj se PDK si inicuese e kësaj seance nuk e ka përgatitur me qëllime të mira një propozim të pakos financiare, por me këto masa drakonike të kësaj qeverie në detyrë nuk funksionon asnjë pako. Sepse kur jeta ekonomike dhe biznesore mbyllet skajshmerisht, nuk ka pako që shpëton as atë e as qytetarët.

Pako e vetme e arsyeshme është që të shkojë kjo qeveri dhe logjikë qeverisëse një ditë e më parë, të krijohet qeveri e re e cila së bashku me Kuvendin do të nxjerr masat e domosdoshme për ta kapërcyet këtë gjendje në të cilën jemi. "

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...