Pas ngjarjes së ditës së djeshme ku dy avionë ushtarakë turq “ngacmuan” avionin me te cilin po udhëtontë kryeministri grek Alexis Tsipras , erdhi dhe reagimi i këtij të fundit. Ai ka paralajmëruar se edhe pse Greqia mirëpriti dhe kërkoi bashkëpunim , nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e çdo pëllëmbe të tërritorit të saj sovran. “Nuk do të pranojmë të negociojmë as për një centimetër të vetëm të vendit tonë. Ky vend është një vend ku ata që kanë jetuar gjatë shekujve dinë si ta mbrojnë atë”, shtoi ai.
Mbrëmë u raportua se dy avionë luftarakë turq “ngacmuan” helikopterin “Chinook” me të cilin udhëtonte kryeministri grek Aleksis Cipras, dhe shefi i Forcave të Armatosura Evangelos Apostolakis.
Siç shkruante “Ekathimerini”, ata ishin duke fluturuar nga ishull i Ro në Rodos të martën pasdite. Sipas medias greke, avionët luftarakë turq iu afruan helikopterit grek. Në këtë moment, avionëve luftarakë turq u është kërkuar të tërhiqen. Nisur nga situata, piloti njoftoi menjëherë kryeministrin grek dhe shefin e Forcave të Armatosura, të cilët kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse. Pas këtij veprimi avionët turq u tërhoqën.