Lojërat e rrezikshme më Kosovën?!

Saturday, 09 May 2020 19:32

Nga Skënder MULLIQI

Në Kosovë sikur sot mungon gjithëqka.Qytetarëve ju kanë mbetur vëtem verbalizmat, asgjë nuk është në dorën e tyre.As nuk është kapitali, as e drejta për punësim, as të drejtat fundamentale njerëzore, as e drejtat e barabartë para organeve të drejtësisë, as e drejta e vendosjes më mundin dhe djersën e vet…

.Politikat tona dështuese e kan pru një gjendje të tillë. Nuk po kemi investime të jashtme, nga pa siguria e krijuar dhe nga korrupcioni i nivelit të lartë. Kapitali pa ngjanë në shtazë të tmershme. Partitë kryesore politike që ishin në pushtet për gjithë këto vite, me shumë janë shëndrruar në koorporata.

E kjo ka shtuar pa sigurinë e investitorëve dhe investimeve të jashtme ,pa të cilat zor që dalim nga kriza ekonomike , por edhe nga kriza politike. Kur një shtet e udhëheqin njerëzit diletantë të politikës, njerëzit e korruptuar , jo që ska investime, por nuk ka as inkuadrime në struktura të ndryshme të BE-së. Tashmë janë mërzitur qytetarët më refrene monotone - bëhët mirë, bëhët mirë…

Kjo po zgjatë që dy decenie , e Kosova ka mbetur në status kuo politike dhe ekonomike. Deri sa politika është bërë profesioni kryesor, kur partitë politike nuk po llogaritin në ekspertë, kur shtohet numri i politikanëve të pa zot, sigurisht së ska mundësi të kemi shtet normal. Kur individet janë ngritur mbi kolektivitet, kur ata marrin edhe vendime pa e pyetur askend, nuk është e vështirë për ta kuptuar pse njerëzit, janë shumë të pa kënaqur më gjendjën, pse njerëzit po ikin masovikisht nga Kosova .

Ai i cili i ka pasur 20 vjet kur ka përfunduar lufta , tash i ka 40 vjet , dhe kur gjysma e më shumë e jetës kalon, ska më përspektivë! Kosova ka ardhur në deregje që të vendosin në emer të saj dy , tre apo me shumë njerëz të konsumuar politikisht , e çka ti themi gjithë kësaj, veq mjerimi ynë i përgjithshem.

Me çfarë të drejte në kohë pandemie kur njerëzit po vuajnë dhe po vdesin presidenti Thaçi dhe Mustafa i LDK-së, rrëzuan një qeveri në start , për teke dhe interesa përsonale të tyre. E bënë këtë punë për të formuar qeveri të re pa partinë fituese , që mund të na kushtojë edhe më ndarje të Kosovës ?!

Shumë politikan të profilit të lartë nga Amerika dhe Evropa , na kanë bërë të çartë së ekziston një tendencë e pazareve për ndarje , apo e shkëmbimeve territoriale , që do të ishte humbja më e madhe për Kosovën . Serbia nese e realizion këtë plan shumëvjeqar për grabitjën e sërishme të territoreve më të pasura të Kosovës, e ka arritur edhe qëllimin final.

Një skenar i ndarjës të Kosovës mund të qëndron edhe në trurin e dikujt nga ndërkombëtaret qe nuki ish dashur te lejohet te ndoshe. Shume kohë më parë çetniku, Vojsllav Sheshel kishte deklaruar së “Serbisë djerrinat e Kosovës, nuk i duhen asgjë”.

Edhe pasardhësi i tij në pushtet presidenti serb, Vuqiq po mendon me i ripushtuar pjesët më të bëgatshme të Kosovës.

Populli do te duhet të kuptojnë së më struktura autokratike të cilat i dëmtuan proceset, dhe te cilat struktura ne bisedime me Serbine, kan mundesi me i rrezikuar edhe interesat e Kosoves dhe shqiptareve ne Ballkan , duhet të lirohemi permes votes se lire, duke shkuar ne zgjedhje pas pandemise…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...