Jeta jonë dhe vampirët energjetikë ?!

Hënë, 18 May 2020 16:46

 Nga Skënder MULLIQI

Në këto ditë maji kur temperaturat po ngritën , po shtohen shpresat së mos hiqet edhe pandemia e cila na ka sjellur frikë dhe telashe shtesë në jetë, kur njeriu i Kosovës po përballët me probleme të natyrës ekzistenciale. Sigurisht së pyetemi a kemi mundësi që jetën ta kemi më ndryshe, pas kolerës?Në kokë na sillët më qindra filma më skenare të ndyshme nga këto që po përjetojmë.Koha ecën dhe kthim mbrapa nuk ka.Nuk kemi mundësi që perjetimet e deritashme ti përserisim, jeta nuk është reprizë, nuk ka përseritje të skenave .

 E vetmja gjë çka mund të bëjmë , është së duhet pranuar veprimet që i kemi ndërmarr nga e kaluara, dhe ta kthejmë fletën e re. Njeriu sigurisht gjithmonë ka mundësi të fillon më një jetë të re , më të lumtur. Me këmbëngulësi dhe më vullnet, por edhe më fat, mund ta bëjmë punë shumë të mira. Jeta është një, dhe shpejtë kalon.Nuk do të ishte dashur të lejojmë që njerëzit e mbrapsht që e drejtuan shtetin e Kosovës per 20 vite , të luajnë më jetën tonë .

Gjatë i duruam , që të na imponojnë çdo vendim dhe çdo qendrim të tyre . Këta duhet ti largojmë sa më parë nga jeta jonë . Këta janë vampirë energjetikë.

 Nga ne kërkojnë të japim gjithëqka , e neve nuk na japin ama bash asgjë.Nese i mbajmë shpresat në këta mashtrues , kanë më na tërhequr zvarr deri në varr. Në errësirë. Dhe, nga kjo errësirë zor së do të dalim .

Ndoshta edhe kurrë.Gjithmonë ekziston një rrugëdalje , nese i themi veti mjaftë më - tash është bërë boll me këto poshtërsina!Nuk ka kush çka frikësohet më.

Nuk respektohen njerëzit që nuk të respektojnë, dhe nuk respektohen njerëzit që nuk e meritojnë. Nga këta njerëz te politikes që na kan pru diellin mbi kokë , duhet të largohemi. Nuk bëjmë asgjë të keqe nese angazhohemi për veten tonë .Gjithmonë dhe në çdo kohë. Ky popull sigurisht së meriton jetë shumë më të mirë , se ka bërë sakrifica historike që të jetë i lire, dhe i lumutur në tokën e vet.

Dhe, natyrisht së meritojnë gjithë të mirat e kësaj bote. Së a do të bëjmë jetën më të mirë , krejt kjo mvaret nga ne.Nuk mjaftojnë ankesat , nuk mjaftojne verbalizmat, nese nuk bëjmë përpjekje konkrete për ta ndryshuar gjendjën e mjerë politike dhe te rrjedhave ekonomike e socilae në Kosovë.

 Mu për ate edhe duhet të mendojmë mirë, për lumturinë tonë , për shëndetin tonë .Të gjitha paknaqësitë e grumbulluara për vite të tëra , kanë bërë që shumica edhe ta humbin shëndetin !Kjo qasje e jona karshi këtyre problemeve të grumbulluara nga kjo klasë politike banditeske , duhet të marrë fund. I ‘hargjuam’ gjithë këto vite , pa bër gadi asgjë as për vete , as për fëmijët tanë. Energjitë dhe potencialet tona është koha e fundit ti kanalizojmë për një jetë shumë më të bukur, për një përspektivë që na vodhën .Koha për veprime konkrete është sot. Neser mund do të jetë vonë…!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...