Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë deklaratën e parë për mediat sapo ka dalë nga saanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku qeveria e tij u votua.
Hoti tha se “ne kemi një program mjaft të pasur. Unë kam dhënë zotimet para koalicionit qeverisës , deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të krijuar dhe kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona e mbi të gjitha për të forcuar miqësitë tona ndërkombëtare.
Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi si shtet por jam i bindur që me koalicionin që kemi ndërtuar dhe me gjuhën e komunikimit dhe bashkëpunimit që do ta kemi me opozitën, duke i bërë pjesë të të gjitha proceseve pa përjashtim, do t’ia dalim zot këtij vendi.”